Tema

Njeriu i cili ka gjithmonë mendim të bukur për Krijuesin e madhërishëm, duke e konsideruar sinqerisht si Krijues të vetin dhe Krijues të tërë universit, më të Bukurin, më të Urtin, më të Informuarin, etj., do t’i qaset Kuranit me vëmendje maksimale, seriozitet, precizitet dhe entuziazëm intelektual, ngase nuk ka punë me një libër të përditshëm dhe çfarëdo autori.

Nënë! Ti ishe strehëza ime e parë, brenda së cilës më krijoi Zoti, brenda së cilës më dha shpirt, më formësoi dhe më rriti, derisa më bëri të gatshme të shihja dritën e kësaj bote.

Studimet bashkëkohore pothuajse që të gjitha po demantojnë dhe zhvleftësojnë mendimet e ateistëve. Një studim i freskët vjen me një konstatim të shkencëtarëve se feja i ndihmon njeriut për të vazhduar me jetën, për të qenë i lumtur dhe optimist (për të pasur qasje pozitive në jetë).

Islami erdhi me besim, Sheriat dhe sistem të përkryer për jetën individuale, familjare, shoqërore dhe mbarënjerëzore. Madje, erdhi që ta udhëzojë mbarë njerëzimin drejt asaj që është më e mira.

“Nga ju le të jetë grupi që thërret për atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Ata janë të shpëtuarit.” (Ali Imran, 104)

Në lidhje me këtë temë Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë urdhëron e thotë: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” (Huxhurat,10)

Hyrje

“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër me njëri-tjetrin” (Kur'an, 49:10)

Sipas Kur’anit, lufta paraqet një “obligim të padëshiruar” e që duhet vënë në zbatim, duke mbajtur rreptësisht parasysh vlerat e veçanta njerëzore dhe morale dhe që mund të përdoret në ato raste kur ajo është e pashmangshme.

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit” (Nahl: 125)