Familja
Martesa në Islam është një marrëdhënie e bekuar mes gruas dhe burrit, në të cilën ata fillojnë një udhëtim të gjerë ku do të ketë dashuri, harmoni, bashkëpunim, tolerancë...
Besimtari e falënderon Allahun kur sjell ndër mend krijimin e prindërve të tij, të cilët kanë kaluar aq shumë kohë dhe punë, duke u përkujdesur për të që në çastin kur hapi sytë dhe pa për herë të parë këtë botë.
Islami ndaloi shikimin e grave të huaja, pa marrë parasysh se a bëhet ky shikim me epsh a pa epsh, për arsye se shikimi është ngacmues i epshit, është faktor i cili personin e shpie në amoralitet, për këtë arsye Pejgamberi a.s., atë e quajti “shigjetë nga shigjetat e shejtanit”.
Islami i kushtoi rëndësi të veçantë jetës bashkëshortore, e cila bazohet në zgjedhje të mirë dhe të përshtatshme të bashkëshortes ose bashkëshortit.
Përmbajtja edukatës familjare
Në kushtet e sotme problemet e edukimit dalin gjithnjë e më shumë në plan të parë. Tashmë si shoqëria, ashtu edhe familja po e kuptojnë seriozisht se krahas nivelit ekonomik dhe mirëqenies, krahas arsimimit dhe punësimit të breznive të reja, po duket qartë domosdoshmëria e një preokupimi serioz dhe me pikësynime të qarta edhe për problemet e edukimit.
Trajtimi i një problemi nga këndvështrimi Islam, nënkupton referimin në burimet primare dhe unanime të të drejtës islame, Kur’anin dhe traditën profetike, gjegjësisht nxjerrjen e argumenteve nga tekstet e këtyre dy burimeve për t’i mbështetur tezat, vlerësimet dhe përfundimet për çështjen në fjalë. Më pas, vinë në shprehje krahasimet, analogjia dhe analiza e teksteve të ndryshme. Në këtë konsiston metodologjia islame e kërkimit shkencor. Së këndejmi, pozitën e familjes në këndvështrimin islam do ta trajtojmë duke u thirrur në tekste të këtyre dy burimeve, dhe vlerësimi ynë për pozitën dhe rolin e familjes, do të ndërtohet pikërisht mbi reflektimin e këtyre dy burimeve për çështjen në fjalë.
Para se të flasim për rolin e Islamit në organizimin dhe mbrojtjen e familjes, fillimisht duhet të njoftohemi se cila ishte situata e familjes para Islamit, dhe cila është situata në perëndim në kohët moderne.
“Ditën e martesës o të çilet o të mbyllet dera” - thotë një fjalë e urtë. Kjo do të thotë se martesa është një çështje tepër serioze, së cilës për të qenë e lumtur dhe e suksesshme duhet t’i paraprijë parapërgatitja serioze, pjekuria fizike e mendore, pjekuria e ndjenjave ose pjekuria e emocioneve
Familja e zgjëruar përkufizohet si një grup prej tre ose më shumë brezash që jetojnë së bashku ose brenda së njëjtës banesë ose shumë pranë njeri tjetrit. (A. Giddens)