Histori
Ndërtesat e kultit islam u shfaqën si temë e re e arkitekturës së vendit tonë në fillim të shekullit të XV.
Për një vlerësim më meritor të hulumtimit, tubimit, ruajtjes dhe publikimit të dokumenteve dhe dorëshkrimeve orientale-islame.
Disfata e Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore shumicën e shoqërisë myslimane drejtpërsëdrejti apo tërthorazi e solli nën pushtimin kolonial.
Me depërtimin e osmanlinjve në gadishullin e Ballkanit dhe në trojet shqiptare në shekujt XIV e XV, dhe me vendosjen e administratës shtetërore osmane, fillon një periudhë e re edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e qyteteve shqiptare me ndikim oriental. Këto risi i gjejmë të shprehura në të gjitha format e jetës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar.
Në Kumanovë para Luftës së Dytë Botërore ka funksionuar përpos Medresesë së djemve edhe Medreseja e ulët e cila gjendej në vendin ku është ndërtuar spitali i qytetit, pronë e Zyrës së Vakëfit në Kumanovë dhe këtu mësonin vajzat.
Abdullah Tullunxhiç
Marrëdhëniet midis Islamit dhe Krishterimit fillojnë që në kohën e Profetit Muhamed (a.s.) me emigrimin e myslimanëve në Abisini tek mbreti kristian Nexhashi, vazhdojnë me Kartën e Medinës, pastaj e pasojnë marrëdhëniet e kalifëve, etj.
Dr. Isa Memishi
Mbishkrimi i Pllakës së mermertë të gurthemelit të Urës së moçme në Rogovë të Hasit thuhet, sipas përkthimit të lirë: ”I njëjti bujar Hasan Aga, i cili u bë i pranueshëm i Mbretit të mbretërve të botës. Që të bëhet ndërtimi i rrugës te vendkalimi i lumit, ka bërë një urë të përforcuar me shtylla. Valihu për këtë e tha kronostikun: O urë e çuditshme ndërtim i fortë! ” Vlera numerike e kronostikut është 987, që tregon vitin e ndërtimit të Urës sipas kalendarit hixhrijan, dhe i përgjigjet vitit 1579 sipas erës sonë. Leximin, përkthimin dhe deshifrimin e e mbishkrimit e bëri prof. Nehat Krasniqi, Shef i Departamentit të Koleksioneve të veçanta në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.