Lajme nga Kosova

Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës do të jenë qytetarët e parë në Kosovë që dalin në referendum.

Në fshatin Lubovec të Skënderajt u bë përurimi i xhamisë së re - “Haxhi Islam Tahirit”.

Të premten e fundit të majit Sharri ishte më i bukur. Bjeshkëve të Sharrit, tani edhe me një xhami më shumë në fshatin Firajë, iu shtua bukuria edhe më, ndërsa për ta përuruar atë nuk munguan përfaqësuesit kryesorë të Bashkësisë Islame nga Ferizaj e Prishtina.

Më 6 maj 2016, pas 4 vitesh punë në restaurimin e saj, në mënyrë solemne u bë rihapja e xhamisë “Jashar Pasha”.

Në një ceremoni rasti, më 23 prill 2016, në fshatin Janjevë të Lipjanit u përurua restaurimi i xhamisë “Murat Bej”, ndërtesës shtesë dhe oborrit të xhamisë, projekt ky i financuar dhe ndërtuar nga Organizata Turke për Zhvillim dhe Rindërtim në Kosovë, “TIKA”.

Gjate kursit për trajnim të trajnerëve të klubeve të xhudos në Kosovë, imami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës me detyrë në Lluzhan, Idriz Mehmeti , është certifikuar si trajner i xhudo-s, nga Komiteti Olimpik botërorë.

Në amfiteatrin e Medresesë së Gjilanit të martën më 01.03.2016 u mbajt Edicioni i dytë i Konferencës Akademike për Etikë “ KAE 2” organizuar nga koordinatori i medresesë së Gjilanit Mr.Arben Neziri dhe Këshilli i nxënësve të Medresesë, kryesuar nga nxënësi Gentrit Mehmeti.

Xhamia e fshatit Zabel i Ultë, Komuna e Drenasit, është bërë cak i hajnave.

Në oborrin e xhamisë në Drenas (Gllogovc) sot rreth orës 13:00 është gjetur një mjet i dyshimtë në një çantë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sadri Zogaj dhe familja e tij nga Ferizaj prej vitesh kishin jetuar në një shtëpi të vjetër dhe pa kushte për jetë. Ky nevojtar të hënën i ka dhënë fund këtij problemi pasi që xhemati i Xhamisë së Madhe “Mulla Veseli” në Ferizaj e ka bërë me strehë.

Erërat e forta të natës së mbrëmshme i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme xhamisë së lagjes Kobajë në Prizren, ku si pasoj është rrëzuar minarja e kësaj xhamie.

Më datë 03.01.2016, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Lutfi ef. Ballëk dhe Sekretari Orhan ef. Bislimaj, me urdhër të Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, kanë shkuar te varrezat katolike në fshatin Romajë të Hasit të Prizrenit, për të vërtetuar nga afër dëmtimet e supozuara të disa epitafeve.

Nën tingujt e tekbireve dhe në mënyrë solemne, më 30 nëntor, në prani të përfaqësuesve të Kryesisë së BIK-ut, KBI të Ferizajt, përfaqësuesve të Komunës së Ferizajt, hoxhallarëve dhe shumë besimtarëve, në fshatin Muhoc të Ferizajt u përurua xhamia e re.

Zonjës Besa Ismajli i është ndarë titulli “Ambasadore e Paqes” nga Federata Universale e Paqes

Bashkesitë Islame të Maqedonisë dhe Kosovës dënojnë sulmet në Paris dhe shprehin ngushëllime për ngjarjet e mbrëmshme të Parisit.

Nga data 12 deri më 14 tetor, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkësitë fetare të Kosovës, organizoi një takim treditor në rajonin e Prizrenit, për një grup të të rinjve që përfaqësojnë komunitetet e ndryshme fetare, duke përfshirë kështu edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike si dhe Bashkësisë Hebraike.

Fluksi i refugjatëve sirianë dhe telashet e një dite më parë lidhur me alivanosjen e tre sirianëve në kufirin me Maqedoninë ka shtyrë autoritetet komunale të Hanit të Elezit që të marrin masa të përkohshme pranimi.

Të premten në kohën e faljes së namazit të xhumasë është bërë përurimi i xhamisë së re në fshatin Dardhisht (Krushevc) të Komunës së Obiliqit.

Me organizimin e përbashkët të Agjensionit të Kombeve të Bashkuara kundër dhunës gjinore dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në Gjakovë u mbajt tryeza shkencore me temën “Roli i Islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore”

Botimi në gjuhën shqipe vjen në kohë të duhur si thirrje për njohjen dhe aplikimin e sistemit ekonomik Islamik

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!