Aplikacioni që lokalizon xhamitë më të afërta

Për muslimanët që udhëtojnë në vende të ndryshme tashmë gjetja e një xhamie për të falur namazin mund të bëhet vetëm me anë të një klikimi.

Në treg ka dalë një aplikacion i cili instalohet në telefon dhe përmes GPS-it lokalizon xhamitë që janë afër përdoruesit. Shpikësi i këtij aplikacioni është Ikbal Hussain, i cili në këtë ide erdhi pas problemeve që përballej për të gjetur xhami në vendet ku udhëtonte.

“Kërkoja një vend për të falur namazin. Sapo isha shpërngulur në Stamboll dhe nuk e njihja qytetin. Për shkak të barrierës gjuhësore kisha vështirësi të kuptohem, prandaj mendova pse të mos e punoj një aplikacion që tregon ku ka xhami”, tha Ikbal Hussain.

GPS-i islamik është i përcaktuar t’u ndihmojë muslimanëve gjatë Haxhit ose kur muslimanet janë në pushime.

Për momentin në GBS-in Islamik janë kyçur rreth 50.000 përdorues, kryesisht nga Indonezia, por edhe nga Britania dhe Amerika.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani