“Salah një dhuratë nga Allahu”, këngë e re e tifozëve të Liverpool /VIDEO /

Në Facebook është postuar një video interesante e titulluar "Kënga e re e tifozëve të Liverpoolit".

Tifozët e njohur të Liverpoolit janë shumë të kënaqur me futbollistin egjiptian Mohamed Salah i cili fitoi zemrat e tyre.
Kënga e re e tifozëve për Salahun është kjo:
"Salah është një dhuratë nga Allahu, ai erdhi nga Roma në Liverpool. Ai gjithmonë shënon, e ndonjëherë mërzit. Ju lutemi mos na merrni Muhammedin ... "
Futbollisti i kombëtares egjiptiane, njëherit edhe ylli i Liverpool, Mohammed Salah u zgjodh Lojtari më i mirë i vitit në Angli.
Çmimi prestigjioz Salahut iu dha nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.
Këtë çmimin Salah e fitoi bindshëm para konkurrencës së përbërë nga lojtarët e Manchster City të dominuar si Kevin de Bruine, Leroy Sane dhe David Silva, Harry Kane nga Tottenham dhe David de Gea nga Manchester United.

Egjiptian i parë që fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Angli shënoi 31 gola në 35 ndeshje brenda këtij sezoni.

[youtube][/youtube]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip