Në një manifestim rasti, të shtunën më 05.05 2018, në Kanton Thurgau të Zvicër u bë hapja solemne e Xhamisë “Mesxhidi Nur” .
Në hapjen solemne të xhamisë morën pjesë kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, kryetari i Komunës së Frauenfeldit, z. Anders Stokholm, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi si dhe përfaqësues nga bashkësitë fetare islame, duke filluar nga Zvicra, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Presheva, etj.
Po ashtu prezent ishin edhe përfaqësues të Kishave vendore katolike.
Programi u begatua me ilahi dhe recitime kur’anore, të kënduar Hfz Asgin Musa ,Hfz. Xhelal Kaloshi, Enis Alili dhe kori i nxënësve të xhamisë.
Një pjesë tjetër argëtuese u paraqit nga Grupi i Ansamblit nga Kreuzlingeni.
Moderator të programit ishin Vullnet Pishtari dhe Xharie Shala
Kjo është xhamia e parë, e ndërtuar nga themeli në Kanton Thurgau. Xhamia “Mesxhidi Nur” gjendet në rrugën ?Gewerbestrasse 6?, 8500 në Frauenfeld.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1525690749.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1525690762.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1525690785.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/8_1525690804.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/9_1525690818.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/13_1525690838.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1525690860.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/10_1525690884.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/15_1525691011.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/12_1525690911.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1525690925.jpg[/img]