Mohamed Salah do të shpërblehet nga Arabia Saudite me një copë toke në Mekë

Zëvendës-presidenti i komunës në Mekë, Fahd Al-Rowky, tha se planifikon ti dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut, tokë në Mekë, si shenj urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”.

“Ekzistojnë disa opsione sa i përket dhënies së një cope tokë Salahut. Kjo do të vendoset nga vetë Mohamed Salah dhe sistemi saudit. Nëse sistemi saudit lejon që toka në Mekë të jetë në pronësi të Salahut, atëherë atij do t’ia dhurojmë një copë tokë në Mekën e shenjtë pranë xhamisë Al-Haram. Opsioni tjetër do të jetë ta ndërtojmë një xhami në këtë tokë në emër të tij. Dhe opsioni i tretë është ta shesim tokën dhe t’ia japim paratë Salahut, nëse ai pranon”, ka shpjeguar Al-Rowky.

Rowky ka shprehur mirënjohje për Salahun për sjelljet e tij që meritojnë lëvdata, duke e cilësuar si dërgues të mrekullueshëm të islamit në Britani të Madhe.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip