Argumentet që flasin për këtë tematikë tregojnë qartë se gishti ngrihet, por nuk lëvizet, e lëvizja e gishtit ka ardhur vetëm në një transmetim, kur transmetuesi Zaidete kundërshton gjithë ata emra të fuqishëm e të njohur që lirisht konsiderohen si plejada e dijetarëve të hadithit.
Në numrin paraprak kam potencuar se vetëm një hadith flet për lëvizjen e gishtit, gjersa të gjitha hadithet e tjera flasin për ngritjen e gishtit. Ai hadith i vetëm është hadithi i transmetuar nga Vail ibën Huxhri: Na ka lajmëruar Suvejd ibën Nasri, i cili ka thënë: "Na ka lajmëruar Abdullahu nga Zaidete, i cili ka thënë: Na ka treguar Asim Ibën Kulejbi, ky nga babai i tij se Vailibën Huxhri e kishte lajmëruar atë dhe i kishte thënë: "Thashë: Do ta shikoj namazin e Pejgamberit a.s. se si do të falet ai. Shi kova atë, u ngrit, mori tekbir dhe i ngriti duart e tij gjersa ato ishin krejtësisht pranë veshëve të tij, më pas ai e vendosi dorën e djathtë mbi shuplakën e dorës së majtë...e pastaj ai e ngriti gishtin e tij (gjatë uljes) e unë e pashë që e lëvizte atë dhe lutej me të."(1)
Ky është i vetmi hadith, apo më mirë të themi i vetmi transmetim që tregon se gishti lëvizet gjatë teshehudit, mirëpo, ky transmetim i këtij hadithi është shadh, ngase është veçuar Zaidete nga gjithë transmetuesit e tjerë.
Këtë transmetim dijetarët e mëdhenj nuk e pranojnë dhe e bëjnë shadh, mirëpo për çudi Albani e pranon dhe thotë se hadithi është i mirë, ndoshta për ta justifikuar mendimin e tij për lëvizjen e gishtit, ndonëse ata që e bëjnë jo të pranuar janë ulemaja e mëdhenj e hadithit.
Ku dhe cila është problematika e këtij transmetimi?
Asim ibën Kulejbi e transmeton këtë hadith dhe prej tij e transmetojnë nxënësit e tij, në mesin e tyre është edhe Zaidete ibën Kudameh, i cili transmeton se i Dërguari i Allahut e ka lëvizur gishtin, ndërsa në mesin e nxënësve të tjerë që e transmetojnë këtë hadith e që kanë qenë gjithashtu nxënës të Asim ibën Kulejbit janë edhe Abdullah ibën Idrisi, Shu'beh, Sufjan Thevriu, Sufjan ibën Ujejne, Abdullah ibën Mubareku... dhe të gjithë këta që llogariten të jenë plejada dhe kolosët më të mëdhenj të hadithit nuk transmetojnë me fjalët "e ka lëvizur gishtin", madje vetëm e përmendin se e ka ngritur gishtin tregues, por asnjëri prej tyre nuk i shoqëron transmetimit fjalët se e ka lëvizur gishtin, sepse në esencë nuk ekziston një gjë e tillë.
E lëvizja e gishtit është de formim i tekstit të hadithit nga vetëm një person, që kundërshto het nga kolosët dhe dijetarët më të mëdhenj të hadithit. Zaidete nuk mund të krahasohet me Shu'ben, Thevriun, Ibën Ujejnen e as me ibën Mubarekun. Është e pamundur që kolosëve të had ithit sikur Shu'beh që njihet si princi i dijetarëve në hadith dhe të tjerëve t'u ikte të gjithëve një fjalë e tillë për lëvizjen e gishtit, apo Abdullah ibën Idrisit i cili në transmetimin e tij kishte thënë: "E kishte ngritur gishtin e tij."
Si Zaidete, ashtu edhe Shubeh, Thevriu, ibën Ujejne, ibën Idrisi dhe ibën Mubareku janë të gjithë nxënës të Asim ibën Kulejbit dhe vetëm Zaidete veçohet me transmetimin e lëvizjes së gishtit, përderisa të tjerët vetëm transmetojnë për ngritjen e gishtit. Këtu lind problemi, ngase defekti është tek Zaidete e jo tetë tjerët, sepse në dhjetëra transmetime të tjera nuk përmendet lëvizja e gishtit, por vetëm ngritja e tij. E, kur transmetuesi e kundërshton apo veço het me diçka ndaj atij që është më i besueshëm, atëherë transmetimi i tij konsiderohet jonormal, i çrregulluar, apo i njohur në shkencën e hadithit me termin shadh. Ibën Huzejme në lidhje me këtë shprehet: "Nuk gjendet në asnjë transmetim tjetër fjala "e lëvizte atë", përveç këtij transmetimi që e ka përmendur Zaidete."(2) Ajo që është e ruajtur dhe e përcjellë nga hadithi i transmetuar nga Asimi është sinjalizimi i ngritjes së gishtit e jo lëvizja e tij, madje me fjalën "esh are-أشار" që nënkupton për një ngritje të vetme.(3)
Pra, argumentet që flasin për këtë tematikë tregojnë qartë se gishti ngrihet, por nuk lëvizet, e lëvizja e gishtit ka ardhur vetëm në transmetimin që e elaboruam sipër, kur transmetuesi Zaidete kundërshton gjithë ata emra të fuqishëm e të njohur që lirisht konsiderohen si plejada e dijetarëve të hadithit. Madje ajo që është edhe më e çuditshme është fakti se përse të tjerët që janë më të ngritur se Zaidete nuk përcollën për lëvizjen e gishtit, por vetëm për ngritjen e tij? Ndër sa, në anën tjetër, sot, për çudi, ka të tillë që pranojnë një transmetim të çrregulluar si ai transmetimi i Zaidetes e nuk pranojnë transmetimet që janë më të besueshme!
Ngritja e gishtit goditje për djallin (?)
Na ka informuar Ebu Abdullah el-Hafidhi, na lajmëroi Ebu Bekër Muhamed ibën Ibrahim esh Shafij në Bagdad, na ka treguar Muhamed ibën el-Ferexh, na ka treguar el-Vakidiu, na ka lajmëruar Kethir ibën Zejdi, nga Nafiu, e ky nga Ibën Omeri se i Dërguari i Allahut kishte thënë: "Lëvizja e gishtit në namaz është goditje për shejtanin."(4)
Në transmetimin tjetër qëndron: Na ka treguar Muhamed ibën Abdullah Ebu Ahmed ez Zubejrij, na ka treguar Kethir ibën Zejdi, nga Nafiu i cili thotë: "Abdullah ibën Omeri kur ulej në namaz, duart i vendoste mbi gjunjët e tij dhe bënte shenjë me gishtin e tij dhe e përcillte (gishtin) me shikimin e tij e më pas ai tha: "I Dërguari i Allahut thoshte: "Ajo është më e rëndë për shejtanin sesa hekuri." Domethënë ngritja e gishtit tregues.(5)
Që të dyja hadithet janë të dobëta për shkak se transmetuesi Kethir ibën Zejdi është i dobët. Madje në hadithin e parë, përveç Kethir ibën Zejdit, edhe Vakidiu konsiderohet i dobët.(6) Se Kethir ibën Zejdi konsiderohet i dobët, mendojnë edhe këta dijetarë të mëdhenj si Nesaiu, Ebu Hatim err-Rrazi, Ebu Zurr'a, Jakub ibën Shejbe, Jahja ibën Meini, Taberani, Bezzari dhe shumë të tjerë. Madje ky i fundit thotë se ky hadith është i sëmurë. Pra, kemi të bëjmë me një transmetues i cili është në zinxhirin e transmetimit e për të cilin ulemaja e mëdhenj e hadithit kanë thënë se ai është i dobët.
Madje, hadithi i dytë nuk flet fare për lëvizjen e gishtit, por vetëm për ngritjen e tij, sepse në fund ka ardhur me termin "es-seb babeh", që nënkupton ngritjen e gishtit tregues e jo lëvizjen e tij, përderisa hadithi i parë flet për lëvizje të gishtit, mirëpo lëvizja e gishtit mund ta ketë kuptimin e ngritjes së tij, ashtu siç shprehet edhe Bejhekiu kur thotë: "Ka gjasë që qëllimi i lëvizjes së gishtit është ngritja e tij, një herë të vetme e jo lëvizja e tij disa herë, kështu mund të ketë një pajtueshmëri me transmetimin e Ibën Zubejrit". Sikurse që ka gjasë që qëllimi me lëvizjen e gishtit të jetë ngritja e tij, sepse realisht nuk mund të ketë ngritje pa lëvizje.(7)
Se këto hadithe që flasin për ngritjen e gishtit që mund të jenë goditje ndaj djallit apo edhe më e rëndë për të sesa hekuri, janë të dobëta, e potencon edhe kolosi i madh Ibën Haxheri i cili tekstualisht shprehet: "Lajmi për lëvizjen e gishtërinjve si goditje ndaj shejtanit është i dobët.!"(8)
Ibnu-l Arebij nga dijetarët e mëdhenj malikij në lidhje me lëviz jen e gishtit dhe në lidhje me atë se lëvizja e tij godet shejtanin, thotë: "Kujdes e mos i lëvizni gishtërinjtë gjatë teshehudit... E çuditshme është fjala e atyre që thonë se: "Ajo e godet shejtanin nëse lëvizet (gishti)." Ta dini se nëse ju e lëvizni një gisht për shejtanin, ai jua lëviz juve dhjetë. Në të vërtetë shejtani goditet me sinqeritet, frikërespekt, përmendje ndaj Zotit (dhikri) dhe me istiadhe, por jo me lëvizjen e gishtit, mirëpo duhet ngritur gishti tregues ashtu siç ka ardhur në hadith."(9)
Edhe nëse supozojmë se hadithi për lëvizjen e gishtit është i vërtetë, me gjithë defektet e tij, atëherë në pah na dalin dispozita të tjera që mund të sjellin huti, ngase shtrohen pyetje të shumta: "Nëse duhet të lëvizë gishti, atëherë deri në ç'masë lëviz gishti?" Lëvizja e tij duhet të jetë e ngadalshme apo e shpejtë? Lëvizja e tij a duhet të bëhet në formë vertikale apo horizontale (djathtas-majtas)? Sa herë duhet të ngrihet gishti dhe sa herë duhet të lëvizet gishti? Madje pyetjet janë të shumta e përgjigjet nuk janë aq të lehta.
Përfundimisht them se kjo çështje është e njohur dhe se pjesa dërrmuese e dijetarëve dhe myslimanëve e kanë praktikuar dhe vazhdojnë ta praktikojnë formën e ngritjes së gishtit gjatë teshehudit, formë që e praktikon edhe shoqëria jonë.
__________________________________________
1. Nesaiu në Sunen el-Kubra, nr. 965; Ahmedi në Musned, nr. 18870.; Darimiu në Sunen, nr. 1397. Hadithi është i gjatë, këtu kam shkëpu tur një pjesë të tij. Hadithi është shadh.
2. Ibën Huzejme në Sahih, nr. 714, v.I, f.354.
3. Ebu Hudhejfe, Nebil ibën Mensur ibën Jakub, Enisu-s sari fi tahrixh ehadith Fet'hu-l bari, Muesesetu-rrRrejan, Bejrut-Liban, 2005, v.X, f.334.
4. Bejhekiu në Sunen el-Kubra, nr. 2788.
5. Ahmedi në Musned, nr. 6000.
6. Tebjidu-s Sahifeh biusuli-l ehadith ed-daifeh, v.I, f.51.
7. Alij el-Karij, Mirkatu-l mefatih Sherh Mish katu-l mesabih, bot.I-rë, Daru-l Fikr, Bejrut-Li ban, 2002, v.II, f.735.
8. Alij el-Karij, Mirkatu-l mefatih Sherh Mishkatu-l mesabih, v.II, f.735; Abduletif, Muhamed Amër, Tebjidu-s Sahifeh biusuli-l ehadith ed-daifeh, bot.I-rë, Mektebe tu-t tevijetu-l islamijeh, Kairo-Egjipt, 1410, v.I, f.51.
9. Ibnu-l Arebij, Aridatu-l Ahvedhij bish erh Sahihu-t Tirmidhij, Daru-l Kutub el-Ilmi jeh, Bejrut-Liban, v.II, f.85-86.
Dituria Islame 339