Xhamia e madhe në qytetin Bursa të Turqisë është një objekt monumental me bukuri madhështore të arkitekturës islame.
Xhamia e Madhe (Ulu Camii) është ndërtuar në vitin 1399, në kohën e Sulltan Bejazitit I. E veçanta e kësaj xhamie është mimberi i saj i jashtëzakonshëm, i cili sipas mbishkrimit është ndërtuar ne vitin 1402 nga Mehmeti, i biri i Devakli Abdülaziz, i punuar me dru arre dhe pa asnjë gozhdë.
Në të është gdhendur sistemi ynë diellor me të gjitha planetet qe i njohim sot.
Planetet janë gdhendur në dru duke marrë parasysh distancën e tyre nga dielli dhe përmasat e tyre proporcionale. Gjëja interesante është se ka 9 planetë.
Duhet theksuar se sipas shkencës moderne një pjesë e madhe e këtyre planeteve janë njohur vonë.