Shkencëtarët thonë se lutja Islame, namazi, është ilaç për stresin dhe problemet me shpinë

Shkencëtarët thonë se lutja Islame (e njohur si namaz) që muslimanët e kryejnë pesë herë në ditë mund të jetë e mirë për shpinën, nëse bëhet ashtu siç duhet.

Rezultatet janë publikuar në studimin shkencor me titull "Studimi ergonomik i lëvizjeve të trupit gjatë lutjeve muslimane me ndihmën e modelimit digjital" në revistën shkencore " International Journal of Industrial and Systems Engineering".

Gjatë studimit janë përdorur modele kompjuterike të njerëzve në pozita gjatë kryerjes së namazit dhe kanë analizuar se namazi, ndikon në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës.

Pozita e sexhdes rrit elasticitetin e nyjave, thuhet në studim. Ndërsa kryerja e namazit një herë në ditë është i dobishëm për shëndetin, e nëse bëhet pesë herë në ditë atëherë ofron edhe më shumë përfitime.

Prof. Khasawneh, bashkë-autor i studimit thotë: “Nëse shikojmë mënyrat e lëvizjeve në namaz, shohim se disa prej tyre ngjasojnë me ato të yoga-s ose terapisë me ushtrime fizike që përdoren për trajtimin e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës. Në shëndetin fizik ndikon gjendja socio-ekonomike, mënyra e jetesës dhe faktorët fetarë. Përveç kësaj, studimi ka treguar se ekziston një lidhje e fortë midis lutjes dhe vetëdijes në lidhje me mbajtjen e një jete të shëndetshme. Namazi mund të eliminoj stresin fizik dhe ankthin, ndërsa ekzistojnë studime që tregojnë se namazi mund të konsiderohet si një trajtim efektiv klinik në çrregullimin e sistemit neuro-muskulor-eshtëror.”

Është interesante, se pozita e sexhdes, siç na ka mësuar Muhammedi (a.s.) përmendet në disa vende edhe në Bibël:

“Dhe ai (Jezusi) shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej …” (Bibla, Mateu 26:39)

“Atëherë Jozueu ra me fytyrë për tokë… Bibla, Jozueu 5:14)