Kur të vdes më fut në varr me çorape!

Një njeri i pasur, kur e kuptoi se po i afrohej vdekja, thirri djalin e tij dhe i tha: “Biri im, mua më është afruar vdekja, prandaj dua të lë një amanet. Kur të vdes më fut në varr me çorape.”

I biri, edhe pse nuk e kuptoi dëshirën e babait, e pranoi atë.
Përpara se të largohej, ai i dha një letër në dorë dhe e porositi: “Biri im, pas vdekjes sime, në momentin e parë kur të përballesh me ndonjë vështirësi, e që nuk do të gjesh zgjidhje, hape dhe lexoje këtë letër.”
Pas disa ditësh njeriu vdiç. I biri filloi të mendoj si t’ia bënte që ta varros babanë me çorape.
Shkoi tek një hoxhë dhe e pyeti se a është e lejuar një gjë e tillë, por hoxha i ktheu përgjigje negative. Shkoi tek një hoxhë tjetër, edhe ai i ktheu përgjigje të njëjtë.
Djali tani gjendej në një situatë aq të vështirë sa nuk dinte si t’ia bënte. Në moment iu kujtua porosia e dytë e babait, që pas vdekjes së tij, në momentin e parë që do të përballej me një vështirësi ta lexonte letrën. Kështu veproi. E hapi letrën dhe në të shkruante: ”Bir im! Siç e shikon edhe vetë, unë edhe pse jam kaq i pasur nuk po mund të marr me vete as një palë çorape.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj