Njerëzit religjioz janë më rezistent ndaj depresionit

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët thonë se janë religjioz janë më pak të rrezikuar nga depresioni.

Korteksi i trurit është më i trashë tek njerëzit religjioz, në krahasim me ata që nuk janë. Ky fakt mund t'i mbrojë ata nga depresioni.
Edhe pse thuhet se religjioni është çështje e zemrës, duket se forma e trurit tonë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Me sa duket, besimtarët kanë disa pjesë të trurit që janë më të trashë, e të cilët mund t’i mbrojë nga depresioni.
"Mendimet tona janë reflektim i trurit tonë. Me teknikat e reja të fotografimit ne do mësojmë edhe shumë gjëra tjera", ka thënë Dr. Mirna Weissman, profesor i psikiatrisë dhe epidemiologjisë në Universitetin Kolumbia.
"Truri është një organ i mahnitshëm. Ai kontrollon disponimin tonë", ka shtuar ajo.
Edhe pse studimet e reja tregojnë marrëdhëniet ndërmjet trashësisë së trurit dhe shpirtërores, dr.Weissman nuk mund të vërtetojë se trashësia e trurit shkakton religjiozitetin tek njerëzit, citon revista JAMA Psychiatry. Por, lë të kuptohet se religjioziteti mund të rrisë shanset që truri të rezistojë depresionin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë