Familja, bërthamë e shoqërisë së shëndoshë

Sot, kur të gjitha vlerat njerëzore, pra, edhe ato fetare, janë lëkundur, ku edhe vlerat e institucionit të familjes islame nuk janë kursyer, shprehet nevojë e madhe që vlerat e familjes të ruhen, që jeta familjare të kthehet në rrugën e saj të vërtetë, që këtij institucioni hyjnor t’i jepet forma e atillë çfarë duhet ta ketë. Ikja nga obligimet, respektivisht, synimi drejt jetës së lirë e pa brenga, ikja nga jeta familjare, është karakteristikë e kohës e cila e ka përfshirë njeriun e sotëm.

Familja, Institucion Hyjnor

Për familjen janë dhënë përcaktime të shumta dhe ato ndryshojnë prej njëra - tjetrës. Një prej përcaktimeve më të përhapura e trajton familjen si një grup personash të lidhur nga gjaku dhe martesa, të cilët jetojnë bashkë për periudha të gjata kohore, ku pjesëtarët moshës madhore kanë përgjegjësinë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Familja, sipas Islamit, është institucion hyjnor, origjina e së cilës rrjedh që me krijimin e njeriut të parë dhe ka për qëllim që njeriut t’i mundësojë veprime normale.
Njerëzimi është produkt i institucionit të familjes e jo institucioni produkt i racës njerëzore. Familja muslimane përbën bërthamën e bashkësisë së pastër e të mbarë. Kështu, mbarësia e individit është e lidhur kryekëput me mbarësinë e familjes, bile edhe mbarësia e bashkësisë (shoqërisë) varet nga mbarësia e familjes. Për këtë, feja islame i kushton një interesim dhe rëndësi të dorës së parë çështjes së familjes e gjithçka që ka të bëjë me të, sikurse bazat mbi të cilat duhet ngritur, shkaqet e vazhdimësisë në ruajtjen e lidhjeve dhe kompaktësia në të, me qëllim që familja muslimane të mbetet e konsoliduar dhe e mbrujtur vazhdimisht me frymën e dashurisë, mëshirës emirëkuptimit. Kur`ani e ka bërë mëse të qartë se si burri, ashtu dhe gruaja janë të domosdoshëm për njëri-tjetrin.
Lidhur me këtë Allahu Fuqiplotë në librin e Tij, në kaptinën “En-Nisaë”, verseti i pare, thotë:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj dhe prej atyre dyve, u shtuan shumë burra e gra”.
Nga vetë fjalët e ajetit kuptohet se Allahu xh.sh. prej të njëjtit lloj krijoi burrin dhe gruan dhe në të njëjtën kohë deklaron qëllimin e krijimit të kësaj qenie të veçantë, së cilës di t’ia besojë sundimin e botës. Ai krijoi, kështu, Ademin a.s. dhe Havën r.a. nga e njëjta substancë dhe vendosi bazat e barazisë së tyre, në essence, si qenie njerëzore dhe si krijesa të Allahut.
Gjithashtu, për familjen është vlerësuar se është burim i më shumë institucioneve shoqërore, që nga familja deri te shteti. Ajo është bërthama e shoqërisë, e ndërtuar mbi baza të shëndosha, të cilat kanë aftësi që të gjejnë mirëkuptim, sinqeritet dhe intimitet të përkryer. Në Fenë islame thuhet se nuk ka marrëdhënie më të natyrshme se ato të gjakut dhe se nuk ka shembull më të mirë të intimitetit seksual përveç atij ku gërshetohen morali dhe kënaqësia.
Feja islame e pranon vetëm mënyrën familjare të jetesës. Rregulla e tillë nuk është as e rastit dhe as e pavlerë. Vlera dhe rëndësia më e madhe e familjes qëndron në faktin se ajo është institucion i shenjtë.
Fatkeqësisht, sot institucioni i familjes është duke u rrezikuar nga një lloj i krizës së qytetërimit tonë. Të gjitha simptomat tregojnë se kjo
krizë e ka dëmtuar institucionin e familjes dhe në mënyrë të posaçme e ka dobësuar. Ajo gjendet në shkatërrim si në Evropë, ashtu edhe në Amerikë. Kjo gjendje duhet të shërbejë si sinjal dhe ta zgjojë njeriun bashkëkohor për ta mbrojtur institucionin e familjes dhe vlerat e saj.
Sot, kur të gjitha vlerat njerëzore, pra, edhe ato fetare, janë lëkundur, ku edhe vlerat e institucionit të familjes islame nuk janë kursyer, shprehet nevojë e madhe që vlerat e familjes të ruhen, që jeta familjare të kthehet në rrugën e saj të vërtetë, që këtij institucioni hyjnor t’i jepet forma e atillë çfarë duhet ta ketë.
Ikja nga obligimet, respektivisht, synimi drejt jetës së lirë e pa brenga, ikja nga jeta familjare, është karakteristikë e kohës e cila e ka përfshirë njeriun e sotëm.
Duke e konsideruar njeriun të lirë për të zgjedhur mënyrën e tij të jetesës, ku burri dhe gruaja mund të jetojnë njëri pa tjetrin, me disa gra apo me disa burra, fëmijëve të lindur nuk u dihet me saktësi atësia dhe një pjesë e tyre ngel nën kujdesin dhe kontrollin e shtetit. Në të tilla raste bie përgjegjësia e prindit për fëmijët. Sipas mësimeve islame, njeriu nuk është i lirë të bëj çfarë të dojë dhe kur të dojë. Prandaj, është e domosdoshme familja, ruajtja e saj, barazia në të, rritja e fëmijëve me normat e edukatës moralefetare.
Institucioni i familjes në Islam është i shenjtë dhe, si i tillë, ka përcaktuar konceptet e përgjithshme që duhet t’i përmbush familja si bazë
themelimi e një strukture shoqërore, fetare dhe kulturore.
Lartësimi shpirtëror, edukimi moral, përmbajtja ndaj emocioneve dhe epsheve shthurëse, sjellja emirë ndaj gruas (burrit), detyrat ndaj familjes dhe fëmijëve, kanë qenë ndër kriteret e obligueshme për njeriun në Islam.


Roli i familjes në edukimin e brezit të ri

Pasqyrimi i gjendjes së njerëzimit na bën të shohim se familja është institucioni i parë dhe më i rëndësishmi midis institucioneve sociale,
si dhe forma më e hershme e shoqërisë njerëzore, e që është rezultat i vetë martesës. Shkaktarë
kryesorë të jetës familjare janë faktet se mashkulli vetvetiu nuk mund ta sigurojë riprodhimin dhe ngritjen e fëmijëve dhe se familja siguron vazhdimësinë e jetës nëpërmjet lindjes dhe mirërritjes së fëmijëve.
Brenda familjes fëmijët lindin jo vetëm si qenie biologjike, por edhe si anëtarë të një shoqërie të caktuar. Familja është shkolla e parë ku formohen njerëzit dhe qytetarët e ardhshëm, prandaj detyra e saj është të përgatit dhe të rrit pasardhës në frymën dhe sipas porosive të Krijuesit të gjithësisë, sipas edukatës islame,me qëllim që fëmijët e tyre të bëhen shkolla më të mira në përgatitjen e fëmijëve të tyre për jetë familjare e shoqërore.
Kjo kërkon që problemi i edukatës të mbështetet në kultivimin e ndjenjave fisnike, në kultivimin e disiplinës, në formimin e shprehive të
kultivuara higjienike, në veprimtari të dobishme, në raporte të drejta midis dy gjinive, në humanizimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore etj. Si metodë kryesore e prindërve për edukimin e fëmijëve me mendime,
shije e norma të shëndosha morale, shërben në radhë të parë shembulli
personal, mënyra e jetesës dhe e sjelljes së prindërve, zakonet, rrethi dhe ambienti, karakteri dhe ndikimi i të rriturve.
Fëmija janë gëzimi dhe lumturia më e madhe e prindërve, sepse në
to shikohet vazhdimi i ekzistimit vetjak. Nuk mjafton vetëm të kesh fëmijë, të ndjesh kënaqësi për ta dhe t’i duash, por duhet t’i dish detyrat dhe obligimet ndaj fëmijëve.
Edukimi i fëmijëve është obligimi kryesor, sepse nga edukimi i mirë
varet fati dhe përparimi i individit dhe i mbarë njerëzimit. Që prindi të arrijë t’i edukojë fëmijët e tij me sukses, duhet që vetë të jetë i kompletuar me edukatë të shëndoshë dhe shembullore.
Muhamedi alejhiselam ka thënë: “Secili prej jush është përgjegjës për vartësit e vet”.
Kjo do të thotë se çdo prind është përgjegjës për fëmijët e vet. Për t’u plotësuar funksioni i vërtetë i familjes, prej prindërve kërkohet që ta përqendrojnë vëmendjen në këto pika:
Është detyrë fetare që prindi foshnjës së porsalindur t’ia lexojë ezanin në vesh. Qëllimi është që, para së gjithash, deri te veshi t’i arrijë fjala e mirë dhe emri i Zotit.
Obligohet prindi që,me kalimin e ditës së shtatë, fëmijës t’i japë një
emër të bukur, kuptimplotë dhe të pëlqyeshëm. Për të pasur fëmijë me shije të lartë dhe edukatë të shëndoshë, duhet që fëmijëve t’u mësohet feja e vërtetë, fryma e moralit islam, si dhe parimet themelore të tij.
Për të përfituar fëmijë me edukatë të shëndoshë, ndikon qumështi i nënës, me moral të mirë e që jeton në mënyrë të ndershme. Fëmija që ushqehet me qumësht haram, prishet nga natyra morale dhe fiton prirje për cilësi negative.
Prindi duhet të ketë kujdes në pastërtinë fizike e morale të fëmijës,
që tek ai të nguliten ndjenjat e personalitetit, dashurisë, mirëkuptimit, mirësjelljes dhe tolerancës.
Fëmijën duhet mësuar që të mosngutet gjatë ushqimit, mos ta mbush gojën plot, të përtyp ushqimin mirë dhe të mos hajë tepër.
Prindi është i obliguar që fëmijëve t’ua sigurojë nevojën materiale, ndërsa nëna të kujdeset për mirëqenien trupore.
Pra, familja muslimane është përgjegjëse para Allahut xh.sh. sa i përket edukimit të fëmijëve. Lind pyetja: Vallë, a po e kryejnë familjet tona sot atë që u ngarkohet në përcjelljen e mesazhit edukativ te fëmijët?
Amblidhen pjesëtarët e familjes rreth sofrës kur’anore, apo rreth asaj të mëkateve dhe të gjynaheve?
Vallë, fëmijët tanë a gjejnë në familje atë që është e dobishme, e mbarë dhe e mirë për ta, apo gjejnë diçka tjetër?
Është për të ardhur keq se sot shumë familje i kanë harruar të drejtat dhe detyrat që kanë ndaj fëmijëve të tyre. P.sh., është ulur kujdesi për ruajtjen e moralit të fëmijëve, dominon një liri e pakufizuar,
nuk kërkohet llogari, e për rrjedhojë sot shumë të rinj e të reja përdorin alkoolin, drogën dhe merren me prostitucion etj. Në këtë mënyrë nuk i pritet rruga këtyre veseve të liga të cilat degjenerojnë rininë, e më vonë familjen, e cila në të tilla kushte nuk ka bazë reale. Të çudit fakti se, në disa raste ka prindër që interesohen më shumë për pasurimin
e fëmijëve, pajtohen deri me dërgimin e vajzave të tyre prostituta, për të siguruar jetën e tyre materiale. Cila është më e rëndësishme në këto raste, pasuria apo fëmija? Sigurisht se fëmija është më i rëndësishëm dhe kur prindi kujdeset për fëmijët e tij dhe i edukon me frymën fetare, pa dyshim edhe fëmijët, në emër të Zotit do të kujdesen për ta.


Familja në shërbim të mbrojtjes së moralit

Familja është fusha më e rëndësishme dhe institucioni i vetëm i cili mundëson jetë të shëndoshë, mbron bashkëshortët nga jeta imorale,
shfrenimi, konfuziteti dhe siguron klimë të përshtatshme për zhvillimin e potencialit shpirtëror të burrit dhe të gruas, si dhe të pastërtisë morale. Familja si pjesë e rendit shoqëror duhet të karakterizohet nga një sjellje e përkryer mes individëve, për t’ia prerë rrugën shkatërrimit të saj. Imoraliteti konsiderohet si një krim, me pasoja shkatërruese për familjen dhe shoqërinë. Historia dëshmon se jeta imorale shpeshherë ka tundur institucionin e familjes dhe palët e kurorëzuara. Për shkak të jetës imorale, është përmbysur perandoria e madhe romake. Me fjalë të tjera, derisa femrat e popullit bizantin, popullit grek dhe popullit romak ishin të personifikuara me vyrtytshmëri, derisa ishin femra dhe nëna shembullore, këta popuj përjetuan përparim të madh në çdo pikëpamje, krijuan vepra të mëdha artistike dhe pushtuan shumë vende. Mirëpo, kur në fron të mbretërisë së këtyre popujve ishin ulur laviret e njohura si Mesalin, Popeja e të tjera, këta popuj filluan shkallmimin.
Në këtë rast nuk mund e të mos i përmendim fjalët e dijetarit të njohur egjiptian,MuhamedAbduhu, i cili kishte theksuar: “Unë dikur isha i mendimit se egjiptianët asnjëherë nuk mund të zhduken as të çrrënjosen, edhe sikur çfarëdo populli të vinte midis tyre dhe të jetonin nën sundimin e kujtdoqoftë. Këtë e kontstatova në bazë të histories, e cila tregon se egjiptianët brenda kaq shekujve kanë jetuar nën sundimet e huaja, të përzier me elemente, zakone dhe tradita të huaja, por, megjithatë, mbetën të njëjtit ata, egjiptianë të vjetër. Mirëpo, tash kur shoh se në çfarë mase midis tyre pomanifestohet alkoolizmi dhe prostitucioni, e kam ndryshuar mendimin tim për ta”.
Ngjashëm deklaroi edhe ish-presidenti amerikan John Cennedi lidhur me rininë amerikane. “Rinia amerikane është në rrezik të madh nga amoraliteti. Në shtatë të rekrutuar për ushtri, gjashtë janë të paaftë, për shkak se kanë bërë jetë të shthurur dhe kështu kanë humbur zotësinë dhe aftësinë trupore dhe shpirtërore“.



Shaban Aziri
Hëna e Re 227