Nëse shikojmë rreth vetit do të shohim se si Krijuesi u siguron ushqimin të gjitha krijesave të veta.
I gjithë ushqimi i jonë përbëhet nga frutat të cilat janë “bërë” apo “krijuar”. Ujin të cilin e pimë, bukën, pemët dhe perimet që i hamë, të gjithë paraqesin veprën e një krijimi të veçantë. Të marrim, për shembull, një mollë. Ky frutë, fillimisht është krijuar në një degë, e cila në të vërtetë është pjesë e pemës. Pema i thith mineralet dhe ujin nga toka dhe i përpunon me energjinë e fituar nga dielli. Fruti i fituar është me vlerë të jashtëzakonshme për trupin e njeriut dhe shumë i shijshëm dhe aromatik. Çka është më interesante, ai është shumë i shëndetshëm dhe i formuar me një bukuri të përkryer.
Si ka mundësi që pema të prodhoj fruta të tilla? Pse ato janë aq të dobishme për njeriun? Pse të gjitha pemët përmbajnë vitamina të nevojshme që harmonizohen me sezonin në të cilën rriten? Pse janë aq të shijshme, e jo të hidhur? Pse kanë aromë të mirë e jo erë të pakëndshme?
Është e sigurt se pema nuk është e vetëdijshme se prodhon fruta me veti shumë të nevojshme për nevojat e njeriut. Krijuesi i ushqen njerëzit, por edhe kafshët. Në vijim do të bëjmë një pasqyrë të teknikave të ndryshme të gjahut që i shfrytëzojnë disa organizma në kërkim të ushqimit.
Pa dyshim, në disa hulumtime, kur flasim për sistemet me të cilat janë përgatitur kafshët në kërkim të ushqimit të tyre, është vështirë të kuptohet fuqia e Krijuesit.
Për shembull, “teknika e gjuetisë” me të cilën shërbehet një lloj i peshkut është shumë interesante. Ky peshk nuk e ndjek gjahun e vet, as nuk fshihet për ta kapur atë. Ai, në shikim të parë, nuk dallon nga peshqit tjerë. Por, pasi që t’i ngritë pendët e tij të sipërme, “peshku i rrejshëm” (i formuar nga pendët e sipërme) paraqitet në shpinën e tij. Kur një peshk tjetër i afrohet këtij peshku të vogël të rrejshëm, duke mos ditur kush është pronar i këtyre pendëve, bëhet pre e lehtë e peshkut që e gjuan.
A thua ky peshk vet u ka jap pendëve të tij dukjen e një peshku? Apo, me anë të proceseve të rastësishme ka fituar këto karakteristika? Nuk është e logjikshme të themi se peshku ka hartuar planin dhe ka bërë diçka të tillë. Nuk ka dyshim, kur t’i shohim karakteristikat që i posedojnë krijesat ballafaqohemi me realitetin – ekzistimin e Krijuesit, dituria e pakufishme e të cilit pasqyron dizajnin e formësimit të elementeve në natyrë.