Ende e ndiej shijen e saj të ëmbël në gojën time

Në spital qëndronte i shtrirë një njeri i moshuar i palëvizshëm. Çdo ditë, atë e vizitonte një djalosh i ri – ulej afër tij, e ushqente, e pastronte, e shëtiste në kopshtin e spitalit, e pastaj i ndihmonte sërish të shtrihej, dhe shkonte vetëm atëherë kur plakut më nuk i duhej asgjë ...

Një ditë, gjatë kontrollit të përditshëm, infermierja e pyeti plakun: "Mashallah, a është ky djali juaj?"
Ai e shikoi dhe tha në vete: "Eh, sikur të ishte një nga bijtë e mi", e pastaj tha: "Jo, jo.. nuk është djali im. Ky është një jetim nga lagjja në të cilën jetonim dikur. Një ditë e pashë se si qante pranë derës së xhamisë kur babai i tij vdiq, unë e mora, e ngushëllova dhe i bleva atij një karamele. Që atëherë, nuk është larguar nga unë – nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme që ai të mos më vizitonte mua dhe gruan time. Kur unë u sëmura, ai e mori gruan time në shtëpinë e tij, ndërsa mua më solli në spital për trajtim. Kur e pyeta: "Pse, biri im, po e përjeton gjithë këtë barrë me ne", Ai qeshi dhe më tha: "Ende e ndiej shijen e ëmbël të asaj karamele në gojën time."

***

Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush e përkëdhel kokën e jetimit dhe nuk e bënë këtë vetëm se për hir të Allahut, do të ketë shpërblim për çdo qime floku që ka përkëdhelur me dorën e tij. Kush sillet mirë me jetimen apo jetimin që e ka nën përkujdesje, do të jemi së bashku në xhenet sikurse këta dy gishta”, duke bërë me shenjë gishtin tregues dhe atë të mesëm." (Ahmedi, Taberaniu, Bejhekiu)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip