Babi, pse ka vdekur “Deti i vdekur”?!

Duke shikuar hartën e botës, djaloshit të vogël i ra në sy emri i një deti, “Deti i vdekur”.

Ky emër e çuditi, prandaj e pyeti babanë e tij: - Babi, pse ky det quhet deti i vdekur? Pse ka vdekur? Kush e mbyti atë?
Babai buzëqeshi dhe filloi t’ia shpjegoj: - Deti i vdekur ndodhet në një ultësirë dhe është pika më e ulët e Tokës. Në atë det derdhen ujërat e shiut dhe të lumenjve. Pasi që deti gjendet në një pikë kaq të ulët, uji i tij nuk mund të derdhet diku tjetër, prandaj ai vetëm avullohet, dhe për këtë shkak niveli i kripës në të është rritur dhe në të janë përqendruar kripërat e mineralet, dhe kjo ka mbytur jetesën e krijesave në të. Në të peshqit nuk mund të jetojnë, ndërsa njerëzit nuk mund të pinë ujë nga ai. Atë e ka mbytur egoizmi, sepse vetëm merr e nuk jep asgjë.
Biri im, ka zemra që i përngjajnë Detit të Vdekur, marrin çdo gjë, ndërsa të tjerëve nuk u japin asgjë. Në ato zemra nuk jeton ndjenja e dashurisë dhe e mirësisë!!



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim