Dr. Amani Ballour, mjekja siriane që merr çmimin “Raoul Wallenberg” të Këshillit të Evropës

Pediatrja nga Siria, dr. Amani Ballour, që drejtoi një spital nëntokësor në Guta Lindore (2012-2018), e që aktualisht është refugjate në Turqi, është shpërblyer nga Këshilli i Evropës me çmimin “Raoul Wallenberg”.

Ky çmim i është dhënë asaj për guximin dhe përkushtimin për të shpëtuar qindra jetë gjatë luftës në Siri.
“Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti personal nuk janë një luks i paqes. Dr Amani Ballour është një shembull i shkëlqyer i empatisë, virtytit dhe nderit, i cili mund të lulëzojë edhe në rrethanat më të vështira, mes luftës dhe vuajtjeve”, u tha nga zyrtarë të lartë të KE-së.
Në fillim, pas përfundimit të studimeve, Dr. Amani Ballour filloi të punojë si pediatre vullnetare duke ndihmuar të lënduarit. Pas disa viteve ajo drejtoi një ekip prej afro 100 personash në Spitalin Cave Subway, në qytetin e saj të lindjes, afër kryeqytetit sirian.
“Ajo është bërë një shenjë shprese dhe sigurie për shumë civilë të rrethuar. Dr. Ballour rrezikoi sigurinë e saj për t’i ndihmuar ata që kishin më së shumti nevojë. Ajo dhe të tjerët kanë punuar ditë pas dite për t’u shpëtuar jetën shumë njerëzve, duke përfshirë fëmijët që vuanin nga armët kimike”, tha sekretari i Këshillit të Evropës.

Puna e guximshme e Dr. Amani Ballour dhe kolegëve të saj në një spital nëntokësor është shfaqur në një dokumentar nga National Geographic.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta