Lidhja me Kuranin dhe shkencën - Intervistë me hafizen nga Presheva, Elma Zejnullahu

Pas afro 20 vitesh, që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës iu shtua edhe një tjetër hafize, e cila filloi me memorizimin e Kuranit në mars të vitit 2015 dhe e përfundoi në nëntor të vitit 2016.

Bëhet fjalë për Dalë për Elma Zejnullahun, e cila ka përfunduar Shkollën e Mesme Teknike (SHMT) "Presheva" në Preshevë- Profili i Mjekësisë dhe më pas vijoi mësimin e Kuranit përmendësh në shkollën e Kuranit në Preshevë.
Në këtë komunë, për gati 151vjet nuk kishte dalë as një hafiz mashkull. Elma ishte e para në Kuran, në shkencë e mësime, duke rrëmbyer pothuajse çdo çmim që dhuronte SHMT "Presheva". Aktualisht ajo ndjek studimet e larta në Universitetin e Marburgut në Gjermani, dega Farmaci.

Elma rrjedh nga familje pa hoxhallarë dhe hafiza, dhe në periudhën fillestare të mësimit të Kuranit nuk e mbarte mbulesën, por siç thotë ajo, Kurani të mëson shumë gjëra, të udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe të nxjerr nga errësira në dritë. Një tjetër pasion i saj është poezia. Në moshën 16 vjeçare, Elma boton librin me poezi “Trazirat e Shpirtit”, një përmbledhje e poezive dhe shkrimeve të saj që në vegjëli. Temat kryesore të librit janë këshilla dhe optimizmi.

- Ç'do lë thotë lë qenit hafize për Elma Zejnullahun?

- Për lë përpiluar një përgjigje të kompletuar dhe kuptimplotë, do te përmend disa fjalë të dijetarit Hasan el Basriu, i cili thotë: "Hafizi nuk e ruan Kuranin, par Kurani e ruan hafizin." Aktualisht po jetojmë në kohë sprovash, sfidash dhe jemi të rrezikuar nga nepsi për dynja. Nga ana tjetër, dobësia jonë njerëzorë shpeshherë na mashtron, prandaj kush më mirë se Kurani mund të na mbrojë. Pikërisht ky kontakt i vazhdueshëm që kam me Kuranin, kontakt ky që e karakterizon një hafiz apo hafize, më ndërgjegjëson dhe më fut në reflektime duke u shkëputur nga dynjaja dhe duke u thelluar në meditime për Krijuesin tonë, gjë e cila ndikon në largimin e shqetësimeve, ankthit, stresit dhe ripërtëritjen e besimit tim.

- Kur keni filluar të mësoni përmendësh Kuranin Famëlartë dhe cila ka qenë shtysa jote kryesore?

- Kuranin e Bekuar kam filluar ta memorizoj në moshën 16 vjeçare. Padyshim ky ishte caktim i Allahut, gjë për të cilën jam çdo ditë falënderuese, ndihem e zgjedhur dhe e privilegjuar nga ana e Allahut. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të memonzoj Kuranin Famëlartë, por gjithçka ndryshoi me hapjen e shkollës së parë të Kuranit në Preshevë, me mësues Hfz.Orhan Ademin, njëri nga hafizët e dalluar në tërë Ballkanin. Deri asokohe hifzi (memorizimi përmendësh) ishte risi dhe krejtësisht e panjohur për ne. Kështu që ajo tërhoqi rreth vetes shumë të rinj, njëra ndër to isha edhe unë. Së pari filluam nga kurioziteti, pastaj u bë diçka shumë e dashur për ne.

- Sa i vështirë ka qenë memorizimi i Kuranit?

- Nëse arrin të triumfosh në fund, çdo vështirësi ka kuptim. E di që gjatë rrugëtimit tim kam pasur vështirës të pandërprera, por dashuria për të arritur qëllimin tim i ka mundur ato, dhe tashmë në kujtesë më kanë mbetur vetëm çastet e lumtura dhe nostalgjia për ato dite të bekuara.

- Po familja juaj janë praktikantë muslimanë dhe a ju kanë mbështetur në këtë rrugëtim tuajin?

- Unë rrjedh nga një familje muslimane, por më herët memorizimi i Kuranit ishte diçka e panjohur për familjen time, megjithatë duke e parë angazhimin dhe vullnetin tim në këtë fushë, më kanë mbështetur deri në fund.

- Aktualisht ju ,voni studimet e larta për Farmaci, Pse zgjodhët pikërisht këtë degë?

- Duke pasur parasysh faktin se trupi dhe shpirti janë një, mirëpo secili prej tyre kërkon ilaçin më vete. Allahu e ka përshkruar Kuranin si "ilaç shpirtëror", kurse Farmacia nga ana tjetër merret me ilaçet e trupit. Mendoj se do të ishte një kombinim perfekt, i cili e kompleton njëri tjetrin dhe shpresoj që një ditë ky formim të më sjellë dobi mua, familjes sime dhe shoqërisë në përgjithësi.

- Një tjetër pasion i juaji është krijimtaria letrare, ku në moshën 16 vjeçare keni publikuar vëllimin tuaj të parë me poezi "Trazirat e shpirtit". Çfarë mund të thoni diçka më shumë në lidhje me këtë pasion dhe a vijoni ende të shkruani?

- Fjalët që shkruhen mbeten të gjalla në histori, kurse ajo çka thuhet e merr shpejt era. Poezia për mua është fjalë e shpirtit, që shpeshherë me gojë është e vështirë të shprehet. Me këtë pasion jam rritur; ka qenë diçka që më ka karakterizuar mua si person në mënyre të veçantë, ku shumicën e kohës e kam gjetur veten me laps dhe letër në dorë. Padyshim që vazhdoj ende të shkruaj, mirëpo momentalisht vetëm për pasion dhe atëherë kur gjej kohë të lirë.

- Çfarë ka ndikuar në formësimin tuaj si besimtare?

- Mendoj që çdo hap që bëjmë drejt Allahut është mirësi dhe mëshirë nga ana e Tij, dhe për këtë mëshirë duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës. Formësimi i besimit tim ishte diçka që unë e cilësoj si një mrekulli dhe dhuratë nga Allahu. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë spontane dhe të papritur. Thjesht kam qenë gjithmonë në kërkim të diçkaje që nuk e kam gjetur askund, përveç se në Islam. Isha e mahnitur se si ishin të ndërthurura ajetet kuranore, si Islami përfshinte dhe sqaronte çdo shkencë
në mënyrë përfekte. Nga ana tjetër, rëndësia e madhe qe i kushtonte karakterit, sjelljes, moralit, edukatës apo respektit ndaj familjes. Nga çdo anë vetëm mrekulli dhe mahnitje.

- Si e shihni në optikën tuaj realitetin e femrës kosovare në përgjithësi dhe asaj të luginës së Preshevës në veçanti?

- E gjitha kjo varet se nga cila perspektivë e sheh. Megjithatë mendoj se, femrat kosovare dhe ato preshevare kanë avancuar në shumë aspekte. Shihen qartë sukseset e tyre në shumë sfera kulturore dhe arsimore. Kjo dëshmon faktin se potenciali i femrave nga krahinat tona ka qenë gjithmonë, por të thjesht tani nga emancipimi dhe shkollimi i tyre po del në pah diçka që ka qenë e fshehur për faj të patriarkalizmit apo mentalitetit të atëhershëm.

- Cilat janë sfidat e të qenit muslimane në luginën e Preshevës?

- Padyshim se sfidat janë diçka që nuk mund t'iu shmangemi asnjëherë në mënyrë të plotë. Në Preshevë për një kohë të gjatë Islami ka qenë diçka e panjohur dhe jopublike, por kohëve të fundit, falë praktikimit lë fesë nga një numër i madh i të rinjve, Islami është përhapur edhe nëpër institucione dhe shkolla, gjë që e lehtëson integrimin tonë si muslimanë kudo që gjendemi. Fundja, dituria dhe sjellja e mirë është diçka që thyen shumë mure dhe barriera edhe me armiqtë e Islamit.

- Ç'mund lë na thoni në lidhje me raportin tuaj me vendlindjen, Preshevën?

- Padyshim se për secilin prej nesh vendi i lindjes, aty ku jemi rritur dhe formuar si njerëz, aty ku jetojnë familjarët e mbi të gjitha prindërit tanë, është vend i shenjtë dhe i bekuar. Pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, arsimore dhe politike në Preshevë, nuk mund ta mohoj faktin se kam një lidhje dhe dashuri të madhe për këtë vend.


- Cila janë këshillat që do t’ju jepni vajzave të reja dhe grave, që mund të kenë dëshirë të bëhen hafize?

- Tema e hifzit është diçka që e ruaj me pasion, si një nga gjërat më të shtrenjta që kam në jetë. Mjafton fakti lë thuhet se, Kurani e ndryshon jetën e gjithkujt që merret me të. Nëse ju dëshironi të mësoni Kuranin përmendësh, Allahu do edhe më shumë se ju. Për të gjithë ato femra që mendojnë se hifzi është diçka e pamundur, do iu them se është e pamundur për forcën tonë, por jo për Allahun. Të mbështetemi në Të duke e kërkuar këtë gjë fuqimisht. Pastaj mjafton ta duash mësimin përmendësh të Kuranit dhe me këtë e ke përfunduar thjesht gjysmën e punës, sepse pasioni dhe sinqeriteti ndaj diçkaje e bëjnë njeriun të qëndrueshëm deri në arritjen e qëllimit dhe nga kjo vepra e tij do lë ngelet e pavdekshme edhe pas vdekjes.

- Cilat janë angazhimet tuaja të tanishme dhe planet për lë ardhmen?

- Aktualisht prioriteti im kryesor janë studimet, gjë e cila kërkon angazhim të vazhdueshëm. Për të ardhmen ëndërroj që formimin tim si hafize dhe formimin shkencor ta shfrytëzoj në dobi të vendit tim. Shkolla ime e Kuranit në Preshevë ka nevojë të vazhdojë të nxjerrë hafiza. Ashtu siç pata unë fatin të formohem dhe të rritem aty në çdo aspekt, ndiej detyrën që një ditë të kthehem dhe t'i ndihmoj vajzat tjera që të përjetojnë të njëjtin fat si unë.

- Mesazhi juaj për lexuesit e revistës “Familja"?

- Mesazhi im kryesor do të ishte thirrja për unitet. Do të doja që besimtarët e të gjithë trojeve shqiptare të ishim të bashkuar, larg përçarjeve, ndasive, dallimeve në ideologji apo praktikim të fesë. Kjo gjë na sjell dobësi dhe humbje. Për të arritur fitore dhe për të pasur begati duhet të jemi të bashkuar dhe në ndihmë të njëri-tjetrit. Së fundmi, ju falënderoj për intervistën dhe ju uroj suksese në vazhdimësi! Qoftë Zoti gjithmonë Ndihmëtari juaji!



Armida Plumbi
Revista "Familja"