Myftiu Tërnava po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi u takua me Reisul Ulemanë Rifat ef. Fejzoviq, drejtuesit e Myftinisë së Ulqinit, kryetarin e Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, konsullin e Shqipërisë Arben Doçi, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe udhëheqësit e qendrës Islame në Tivar. Ai këndoi edhe një Fatiha tek varri i Ymer Prizrenit.