Numri dhjetë në Kuran dhe Hadithe

Në Kuran numri dhjetë përmendet në nëntë vende:

" Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish ..." (El-En'am, 160);
" Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë ..." (El-A'raf, 142);
" Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)". Thuaj: "Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) ... ”(Hud, 13);
" Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!" (El-Fexhr, 1-2);
" E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë ..." (El-Bekare, 234);
" E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë." (Taha, 103);
"... E nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt ..." (El-Kasas, 27);
" ... Mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. ..." (El-Bekare, 196);
" ... E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj ..." (El-Maide, 89).

Ekzistojnë hadithe të shumta në të cilat Pejgamberi, s.a.v.s., përmend numrin dhjetë. Kjo ka ndodhur në situata dhe raste të ndryshme:

Dhembshuri ndaj të rinjve

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s., e puthi Hasanin, të birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre' ibn Habis që tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur”. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e shikoi dhe tha: “Kush nuk mëshiron nuk mëshirohet ndaj tij (prej All-llahut)”. (Muttefekun alejhi)

Virtytet morale të Pejgamberit, s.a.v.s.

Enes b. Malik që i ka qëndruar pranë Pejgamberit s.a.v.s., për shumë vjet, tregon: “I kam shërbyer për dhjetë vite Pejgamberit s.a.v.s., nuk më ka thënë asnjëherë “of”. Kur bëja diçka, nuk më ka thënë “pse e bëre?”, kur nuk e bëja “pse nuk e bëre?” Sepse Ai, sipas një shprehjeje të Enes b. Malikut, ishte njeriu me moralin më të bukur ndër njerëz.
Enesi, ra, thotë: "Unë i shërbeja Pejgamberit s.a.v.s., për dhjetë vite, kështu që ai kurrë nuk më tha, “uf", e as nuk më tha pse e bëre këtë për çdo punë që bëra ", as për diçka që nuk bëra", pse ju nuk e keni bërë atë " (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)

Vlera e dhikrit (përmendja e Allahut të Madhëruar)

Pejgamberit s.a.v.s., ka thënë: "Kushdo që thotë njëqind herë: Laihe il Allah, Subhanallah, Allahu Ekber - nuk ka asnjë zot tjetër përveç Allahut, qoftë i lavdëruar Allahu dhe Allahu është më i Madhi" Është për të sikur t’i lironte dhjetë robër dhe të therrë 10 kurbana." (Buhariu)
"Ai që thotë dhjetë herë: La ilahe illallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kulli shej'in kadir! ((Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send). Është për të sikur t’i lironte dhjetë robër nga pasardhësit e Ismailit. "( Muttefekun alejhi)

Vlera e dërgimit të salavateve Pejgamberit s.a.v.s.

Enes ibn Maliku, r.a., transmeton se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: " Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate dhe ia falë dhjetë mëkate". (Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi dhe Hakimi)
Enesi dhe Malik ibën Evs El-Hadesan transmetojnë se Pejgamberit s.a.v.s., shkoi në fushë pa qenë i shoqëruar nga njeri. Pas tij shkoi Omeri, r.a., duke mbajtur një enë balte ose një enë tjetër. E gjeti nën një palmë në sexhde, u skajua në një anë dhe ul. Duke ngritur kokën nga sexhdja, Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Bëre mirë, Omer, që u skajove kur më pa në sexhde, sepse atëkohë Xhibril a.s, ishte tek unë dhe më tha:" Kush të dërgon salavate Allahu atij do t’i dërgon dhjetë salavate dhe do ta ngritë për dhjetë shkallë.” (Taberaniu)

Dëmi i alkoolit

I Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka mallkuar dhjetë (persona) në lidhje me verën (alkoolin): atë që e shtrydh (e bën), porositësin e shtrydhjes, atë që e pi, atë që e transporton, atë tek i cili çohet, atë që e servir, atë që e shet, atë që përfiton prej çmimit të saj, atë që e blen dhe atë për të cilin blihet.” (Tirmidhiu).

Dhjetë të përgëzuarit e parë me xhenet

Seid ibn Zejd, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., thotë: "Ebu Bekri është në Xhenet, Omeri është në Xhenet, Aliu është në Xhenet, Othmani është në Xhenet, Talha është në Xhenet, Zubejri është në Xhenet, Abdurrahman ibën Aufi është në Xhenet, Sadi është në Xhenet, Seidi është në Xhenet dhe Ebu Ubejde është në Xhenet." (Al-Xhamius-sagir, nga Sujutiu, f. 60)

Vlera e selamit

Ebu-Hurejre, r.a, transmeton se një njeri ka kaluar pranë të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., dhe tha: - Esselamu alejkum. Profeti, s.a.v.s, tha: - Dhjetë vepra të mira. Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: - Esselamu alejkum we rahmetullahi. Pejgamberi s.a.v.s., tha: - Njëzet vepra të mira. Më vonë erdhi një njeri tjetër dhe tha: - Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s., tha: "Tridhjetë vepra të mira". Pas kësaj, një njeri u largua pa i dhënë selam, dhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., tha: - Ky miku juaji shpejt ka harruar. Kur të shkoni diku, jepni selam dhe nëse doni të uleni, uluni dhe kur të shkoni, përsëri jepni selam, sepse i pari nuk është asgjë më pak se i fundit".



Autori: Fuad Sedi?
E përkthyer dhe e përshtatur nga gjuha boshnjakishte


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi