Kur Haxhi në Mekë anulohej nga epidemitë

Shfaqja e koronavirusit si epidemi globale këtë vit mund të ndikoj në anulimin e peligrinazhit të Haxhit.

Edhe pse është herët të flitet për këtë, pasi me ardhjen e ditëve të nxehta, virusi mund të zbrapset dalëngadalë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Obligim që duhet kryer të paktën njëherë në jetë nga çdo musliman i rritur dhe i shëndetshëm.
Përgjatë historisë ka ndodhur që ky pelegrinazh, për shkak të epidemive, të mos jetë i mundur për ndonjë vit, ose të ketë përshkuar nga humbje jete të shumta nga sëmundjet ngjitëse.
Në vitin 1814, rreth tetë mijë njerëz kanë humbur jetën nga epidemia e murtajës në Hixhaz (zonë në Arabinë Sauditë e cila përfshin dhe Mekën), duke bërë që Haxhi të anulohej.
Në vitin 1837 gjatë periudhës së Haxhit ka shpërthyer përhapja dhe ka zgjatur deri në vitin 1892, ku me mijëra pelegrinë humbën jetën çdo ditë gjatë asaj periudhe.
Ndërsa epidemia e parë e kolerës filloi në shekullin XIX midis 1817-1824 dhe njihej si “kolera aziatike”. Ajo shpërtheu nga qyteti indian i Kalkutës dhe u përhap në të gjithë Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme, Afrikën Lindore dhe bregdetin e Mesdheut.
Gjatë kësaj periudhe, mijëra pelegrinë vdiqën nga epidemia, e cila u zhvendos nga pikat kryesore në Azinë Lindore dhe në atë Jugore, për në rrugët pelegrinazheve, dhe në Mekë, në vitin 1831, epidemia nga India u zgjerua përsëri dhe mori jetën e shumë haxhilerëve.
Deri në 1840 ka pasur raste sezonale të epidemisë, e gjithashtu nga viti 1846 deri në 1850.
E ashtuquajtura “epidemia e katërt e kolerës” në vitin 1863 ishte fatale për dhjetëra mijëra njerëz në Hixhaz dhe në gjithë Lindjen e Mesme, duke u transferua dhe në Rusi, Evropë e Afrikë.
Në vetëm disa vjet, përqendrimet e kolerës u bënë të zakonshme në qytete në Evropë, Rusi, madje edhe në Amerikën e Veriut.
Në vitin 1858 dhe 1864, Egjipti ndihmoi në përpjekjen për të frenuar përhapjen e infeksionit duke punësuar mjekë dhe duke siguruar karantinë. Por, në vitin 1892 pati një rishpërthim epidemie që përkoi me sezonin e Haxhit duke shkaktuar humbje të shumta të jetëve. Kjo bëri që shumë haxhinj të varroseshin në Mekë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi