Mësues më të mirë sesa ai kurrë më parë nuk kam parë

Kur Mu’avije ibn El-Hakem Es-Selami erdhi në Medine nga shkretëtira, ai nuk e dinte se gjatë namazit është ndaluar të flitet.

- Derisa isha duke u falur pas Pejgamberit s.a.v.s., një njeri teshtiu, e unë i thash ‘JerhamukAllah' (Allahu të mëshiroftë). Njerëzit më shiquan rreptë, ndërsa unë pyeta: Mos qofsha më! Çfarë u bë me ju që po më shiqoni ashtu.?! Ata filluan që t’i godisnin me pëllëmbë kofshët e tyre dhe kur e kuptova se po më jepnin shenjë që të mos flisja, unë pushova (d.m.th., unë gati sa nuk iu ktheva përgjigje, mirëpo e kontrollova veten dhe nuk bëra zë). Kur Pejgamberi s.a.v.s. e kreu namazin, nëna dhe babai im iu bëfshin kurban, unë kurrë më parë nuk kam parë mësues më të mirë se sa ai: ai nuk më qortoi, nuk më goditi e as nuk më turpëroi para të tjerëve. Ai thjesht më tha: „Ky namaz nuk duhet të përmbajë asgjë nga llafet e njerëzve, ai është vetëm tesbih, tekbir dhe recitim i Kur’anit”