Sot hapen objektet fetare, xhamitë dhe kishat

Sot rihapen objektet fetare, respektivisht xhamitë dhe kishat për kryerjen e riteve fetare, ndërsa do të ndryshojë edhe orari i lëvizjes së qytetarëve, që do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes, njofton telegrafi.com

Një ditë më parë Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u ka dërguar Këshillave vendore Vendimin me udhëzimet dhe masat që duhet zbaruar me rastin e hapjes së xhamive.

Në vendim janë dhënë këto udhëzime: të merret abdes në shtëpi, të vendosen maskat, të përdoret dezinfektues për duar, të ruhet distanca sociale mes besimtarëve, ligjërata e xhumasë të mos zgjasë më shumë se 10 minuta, etj.

Ndryshe, për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19, objektet fetare tash e një kohë kanë qenë të mbyllura.
Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë