Nga e enjtja në Kosovë hapen objektet fetare, xhamitë e kishat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maji do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat,

“Nga masat lehtësuese janë edhe ato për fillimin hapjes së objekteve fetare nga kjo e entje”.

Vitia ka thënë se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 derin në 21:00.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme