Xhamia e Shenjtë në Mekë instalon porta vetë-sterilizuese

Xhamia e Shenjtë në Mekë ka instaluar së fundmi porta të sofistikuara për vetë-sterilizimin e besimtarëve si pjesë e masave paraprake kundër përhapjes së Koronavirusit të ri, ka raportuar agjencia Saudite e lajmeve SPA.

Portat, të instaluara në hyrje të xhamisë, spërkasin dezinfektues dhe janë të pajisura me kamera termike për të kontrolluar temperaturat e hyrësve në distancën prej gjashtë metrash.

Portat janë të pajisura edhe me ekrane inteligjente që shfaqin temperaturën e disa personave në të njëjtën kohë, si dhe monitorues mbikëqyrës.

Të gjithë ata që hyjnë në xhami duhet të kalojnë përmes këtyre portave të cilat kanë njësi depozitimi me dezinfektues. Vetë portat do të sterilizohen rregullisht pas përdorimit, sipas SPA.



Masat paraprake të tjera tashmë në Xhaminë e Shenjtë përfshijnë kontrollimin e atyre që hyjnë në vend, instalimin e kamerave termike dhe detyrimin e distancimit shoqëror.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë