Malajzia anulon haxhin e këtij vitit për shkak të pandemisë

Qeveria e Malajzisë ka marrë vendim për shtyrjen e haxhit për muslimanët e vendit, për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Ministri i Çështjeve Fetare, Zulkifli Mohamad Al-Bakri në konferencën për media tha se vendimin në fjalë e kanë dërguar tek ambasada saudite në Malajzi, me shpresën që haxhinjtë e vendit ta pranojnë me durim këtë vendim.

"Presim nga të gjithë muslimanët t'i luten Allahut që të merr fund pandemia dhe të mbrojë Mekën dhe Medinen", tha ai duke shtuar se Fondi i Haxhit do të bëjë një deklaratë të detajuar rreth kësaj çështje.

Në Malajzi deri më tani janë konifrmuar 8.369 raste me COVID-19.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta