Në Bruksel studentët protestojnë kundër ndalimit të shamisë në arsim

Të dielën pasdite studentët e Brukselit organizuan një protestë kundër ndalimit të shamisë në një kolegj universitar në Bruksel.

Protesta është pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të mos anulojë ndalimin e shamisë së kokës të imponuar nga kolegji universitar Fransisco Ferrer.

"Në fillim nuk kemi dashur të protestojmë", tha një nga organizatoret Fatima Zohra Ait El Maâti. "Ne jemi të vetëdijshëm për krizën e koronavirusit. Kjo është arsyeja pse qëndruam në shtëpi për muaj të tërë. Por, në shtator studentët duhet të kthehen në shkollë, prandaj ky vendim krijoi nevojën për të reaguar shpejt, "shtoi ajo.

“Një ndalim i shamisë nënkupton ndikim serioz në të drejtën e arsimit dhe të drejtën e vetëvendosjes. Qindra studentë mund të duhet të heqin dorë nga studimet e tyre. Marrja e vendimeve për atë që unë mund të vesh, nuk mund të ndodhë pa u ulur në tryezë. Kjo nuk ndodhi në Gjykatën Kushtetuese. Tani ne duam të flasim në emrin tonë", shtoi ajo.

Policia dha lejen që protesta të zhvillohej me maksimum 400 pjesëmarrës. Por, mbi 1.000 njerëz ishin të pranishëm në protestë, raporton Le Soir.

Gjyqi kundër vendimit të drejtorisë së shkollës ishte iniciuar më parë nga një grup nxënësish muslimanë nga ajo shkollë dhe, Gjykata Komunale në Bruksel, para se të merrte një aktgjykim të formës së prerë, kërkoi pozicionin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata konsideroi se menaxhmenti i shkollës ka të drejtë të paraqesë një ndalim të tillë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta