Maroko nis rihapjen graduale të xhamive


Ministria për çështje fetare të Marokut, pas konsultimit me autoritetet shëndetësore dhe administrative, njoftoi se nga 15 korriku do të nis rihapjen e xhamive në mënyrë graduale në gjithë territorin e vendit për kryerjen e pesë kohëve të namazit.

Xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura për namazin e së Premtes derisa data e rihapjes për të kryer namazin do të njoftohet më vonë, tha ministria në një deklaratë

Ministria gjithashtu theksoi nevojën që besimtarët të respektojnë masat parandaluese, gjegjësisht të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën shoqërore prej gati 1.5 m.

Besimtarët duhet të vënë maskë, t’i shmangen tubimeve në xhami para dhe pas namazit, si dhe shtrëngimet e duarve dhe mbingarkesat veçanërisht në dalje, vazhdohet në deklaratë, duke theksuar nevojën për dezinfektimin e duarve me një xhel (të disponueshëm në hyrje të xhamisë).

Sipas deklaratës, respektimi i masave në hyrje të xhamive do të sigurohet nga Komisionet lokale.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta