U mbajt mbledhja e redaksisë së re të revistës “Dituria islame”

Sot u mbajt mbledhja e redaksisë së re të revistës “Dituria islame”.

Që në fillim kryeredaktori dr. Ajni Sinani, të cilit i është vazhduar mandate i postit të kryeredaktorit, u dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të rinj të redaksisë duke lutur Zotin që të kenë sukses dhe të përbëjnë frymë të re për të dhënë kontribut në revistë drejt sfidave të reja.
Anëtarët e rinj të redaksisë janë: Kryredaktori dr.Ajni Sinani, sekretari Dr. Rexhep Suma. Anëtarë: prof. Sabri Bajgora, Mr. Ramadan Shkodra, dr. Fahrush Rexhepi, dr. Orhan Bislimaj,dr. Faruk Sinani, Mr. Muzaqete Kosumi, PHD (c) Besir Neziri dhe mr.Driton Arifi.
Revista fetare shkencore "Dituria Islame" është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe për herë të parë është botuar në qershor të vitit 1986. Anëtarët e rinj të redaksisë dhanë mendime, sugjerime e propozime se si duhet të ballafaqohet revista me sfidat e reja që na presin.
Mandati i redaksisë është dyvjeçar!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë