Pronari i hotelit në Stamboll ofron akomodim falas për ata që duan të vijnë në hapjen e Xhamisë Hagia Sophia

Abdurrahman Baysoy, pronar i Hotelit Baykal, i vendosur në rrethin Fatih të Stambollit, ofron akomodim falas për ata që vijnë të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë Hagia Sophia për lutje me 24 korrik.
Baysoy tha se ndihet shumë i lumtur që Hagia Sophia po kthehet në statusin e saj të mëparshëm pas 86 vjetësh, prandaj dëshiron të jep një kontribut pë4r këtë. Kështu që mori vendim që hotelit, i cili ka 25 dhoma dhe një kapacitet prej 60 shtretërish, t’ia hap dyert e tij për mysafirët që vijnë në hapje me 24 korrik.
Ai nuk pranon rezervime të reja dhe të gjitha 25 dhomat dhe 60 shtretërit e hotelit i ka vënë në dispozicion të mysafirëve që vijnë nga pjesët tjera të Turqisë dhe jashtë saj për hapjen e Xhamisë Hagia Sophia për lutje.



Abdurrahman Baysoy, pronar i Hotelit Baykal


“Ata që kanë problem me akomodimin dhe duan të jenë këtu, janë të ftuar të vijnë dhe të qëndrojnë falas në hotelin tonë. Këtë ide e kam ndarë me familjarët, të cilët më ofruan mbështetje”, tha Baysoy.
“Hoteli ynë do të jetë në dispozicion të atyre që duan të vijnë të jenë dëshmitarë të kësaj dite historike. Ata mund të qëndrojnë atë ditë dhe të largohen të shtunën me 25 Korrik”, përfundoi ai.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë