Myftiu Tërnava takohet me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është pritur sot në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), nga Myftiu Naim Tërnava.
Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga Myftiu Tërnava për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19.
Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës.
Artikulli i kaluar