Myftiu Tërnava: Pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit, faljet dhe ritet në të gjitha xhamitë e Kosovës për 10 ditë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava nëpërmjet një konferencë për medie ka deklaruar se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur pamëshirshëm nga virusi COVID-19, edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë u diskutua rreth këtij problemi që është prezent në mesin e qytetarëve tanë. “Andaj BIRK-u lajmëron të gjithë besimtarët të Republikës së Kosovës se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë myftiuTërnava.

Ai ka sqaruar se kjo po bëhet me qëllimin e vetëm të ruhet shëndeti publik i të gjithë qytetarëve tanë . ‘Vërtetë ky është një vendim shumë i dhimbshëm për BIRK-un, por është vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIRK, të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve sepse kështu na mësojnë mësimet fetare. Ai në fund edhe një herë e ka lutur Zotin që të gjitha ata që kanë vdekur si pasojë e këtij virusi t’i mëshiroj kurse të prekurve nga ky virus t’i shëroj e neve të na i mundësoj që ne t’i zbatojmë të gjitha rregullta të cilat dalin nga institucionet përgjegjëse që vërtet të kontribuojmë që të kemi sa më pak të infektuar me këtë virus vdekjeprurës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë