Asnjë haxhi nuk është infektuar me COVID-19 gjatë haxhit

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë haxhi që ka marrë pjesë në haxhin e këtij viti, deri më tani nuk, është infektuar me koronavirus.

Rituali i haxhit, i cili filloi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht tubon mbi dy milion njerëz, por pas përhapjes së koronavirusit, autoritetet saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.
Shteti i përzgjodhi 1,000 haxhinjë – vendës dhe të huaj që banojnë në këtë vend – mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhit, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë socialie dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre, tha Dr. Abdullah Assiri, ndihmës i zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përgëzoi Arabinë Saudite të enjten për hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar ata si “shfaqje e fuqishme e llojit të masave që shtetet mund dhe duhet t’i marrin për t’u përshtatur me normalen e re”.

Të shtunën, Arabia Saudite i regjistroi 1,573 raste të reja të koronavirusit dhe 21 viktima, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Ky shtet e ka numrin më të lartë të të infektuarve në botën arabe me gjithsej 277,478 të prekur, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë