Përgjegjësia për vdekjen e një personi për shkak infeksionit


• Pyetja: Nëse vërtetohet se unë kam qenë i infektuar me virusin Korona, dhe pastaj infeksionin tim ia kam transferuar edhe dikuj tjetër, a konsiderohet si vrasje në tentativë, apo vrasje me gabim, dhe nga aspekti fetar, çka jam i obliguar të bëj?


• Përgjigjja: Njeriu duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura me qëllim që ta mbrojë veten dhe tjerët. Për atë, nëse një person e di se është i infektuar me virusin përkatës, duhet të largohet nga njerëzit. Në të kundërtën, ai është mëkatar dhe do të japë përgjegjësi para Allahut të Madhërishëm.
Ky konstatim bazohet në thënien e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të: ”Kur të dëgjoni se në një vend ka rënë murtaja, mos shkoni në atë vend, e nëse bie murtaja dhe ju jeni aty, atëherë mos dilni prej atje”. Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Këtu, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, jep urdhër, ndërkaq urdhëri i përgjithshëm pa kushtëzime, gjeneron obligim.
Disa juristë të shkollës juridike Hanefite, kur janë pyetur për një person i cili është i goditur nga Murtaja, dhe ai vetë e di këtë, dhe i shkel urdhërat e karantinës dhe izolimit gjatë kohës së përhapjes së Murtajës, gjegjësisht ky person udhëton dhe e transferon infeksionin te një person tjetër, i cili për pasojë vdes, kanë dhënë fetva (qëndrim legjislativ islam) se ky person ka shkaktuar vrasje (edhe pse nuk e ka vrarë vetë drejtpërdrejtë sh.p.), dhe pagesa e gjakut bie si obligim mbi familjen. Ndërkaq, nëse personi i goditur nga virusi i ka ndërmarrë masat e duhura mjekësore për mos transferimin e infeksionit te njerëzit e tjerë, por, edhe përkundër kësaj, infeksioni është transferuar dhe ka shkaktuar vdekjen e ndonjë personi, në këtë rast, ky person nuk mban përgjegjësi, bazuar në fjalët e të Allahut të Madhërishëm: “Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po Allahu është që falë, është mëshirues.” (el-Ahzabë: 5).


Shkëputur nga libri “Implikimet legjislative islame të zhvillimeve të reja nga paraqitja e virusit Covid 19.”

Komunikatë përmbyllëse e sesionit të 30-të të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian për Fetva dhe Gjurmime i mbajtur përmes teknikës së komunikimive (zoom)
1-4 Shaban 1441h/25/28 Mars 2020



Përktheu: Bashkim Aliu


Artikulli i kaluar
Internet i (pa)ndërgjegjshëm
Artikulli radhës
Beteja në Bedër

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi