Përfundoi regjistrimi i nxënësve në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan
Ka përfunduar me sukses regjistrimi i nxënësve në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren për vitin e ri akademik 2020/2021.
Në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë janë regjistruar 128 nxënës, ndërsa në atë të Prizrenit dhe Gjilanit nga 64 nxënës të rinj.
Drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, Fadil Hasani, thotë se numri i nxënësve të interesuar për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle ka qenë mjaft i lartë, ndërsa ka pasur kandidat nga të gjitha komunat e Kosovës.