Kryetari i KBI Gjakovë Dr. Valon Myrta priti në takim Kryetarin e KBI Prizren Mr. Besim ef. Berisha
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, dr. Valon ef. Myrta, priti në takim Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha bashkë me sekretarin Faruk ef. Ukallo dhe referentin Erol ef. Raka.
Ata e uruan Kryetarin Myrta për zgjedhjen në krye të KBIGJ-së, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese.
Kryetari Myrta i falënderoi përzemërsisht mysafirët dhe e vlerësoi lartë vizitën e tyre.
Takimi u shfrytëzua edhe për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e praktikave të ndryshme institucionale.