Bakteret në gjendje të prodhojnë ari

Ata që janë të pasuksesshëm në kërkimin e arit do të mund të regjistrohen në mikrobiologji.
Shkencëtarët, në realitet, kuptuan që bakteret cupriavidus metallidurans mund të prodhojnë ari. Ekipi shkencor rreth Frank Reitha nga Universiteti Adelaide në Australi para disa viteve zbuloi këto baktere në copëzat e arit, duke pyetur nga këto në këtë metal fisnik.
Në hulumtimet e bëra, shkencëtarët kanë konfrontuar bakteret me komplekset helmuese të arit. Cupriavidus metallidurans shumë shpejtë i ka pranuar komplekset toksike të arit. Për t’u ruajtur nga dëmi i këtyre toksineve, bakteret shumë shpejtë i përpunojnë në pjesë të vocërra të arit të pastër. Kështu shtresë pas shtrese krijohen kokrrat e arit. Këta mekanizma janë pasojë e stresit oksidativ, i cili bëhet për shkak të veprimit të komplekseve helmuese të arit. Vie deri te aktivizimi i gjeneve të caktuar produktet e të cilit reduktojnë arin në formën metalike për ne të njohur.
Studimi u krye edhe në ESRF (European Synchrotron Radiation Facility).




Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës