Qasja Islame ndaj epidemive dhe fatkeqësive

Islami e ndërton këndvështrimin vet mbi sistemin e ligjeve hyjnore të cilat Allahu i Madhërishëm i ka vënë në univers, përfshirë këtu natyrën dhe njeriun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ ... e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim" (Fatir: 43).
Kjo, për dallim prej filozofive të ndryshme, të cilat nuk njohin asgjë veç shkaqeve dhe pasojave fizike të cilat kalkulohen, vlerësohen dhe observohen matematikisht apo në laboratore. Sipas metodologjisë islame, disa shkaqe janë materiale dhe konkrete, e disa tjera janë abstrakte, gjegjësisht metafizike.
Interpretimi racional i fenomeneve mund t'u referohet qëllimeve specifike kah të cilat është i drejtuar sistemi kozmik në tërësi, në kuadër të një sistemi ligjesh supreme të cilat janë dizajnuar, në esencë, që ta orientojnë të tashmen drejt të ardhmes. Këto qëllime dhe ligje supreme janë ajo që e quajmë sistem i ligjeve hyjnore, apo ligjeve të Zotit e që nënkupton ligjet të cilat Allahu i Madhërishëm i ka vënë të qëndrueshme dhe të përkryera për sistemin e universit.
Komfor koncepteve kur'ano re disa nga këto ligje u referohen sprovave dhe vështirësive, me qëllim që ta pengojnë tiraninë e njeriut dhe çrregullimet në tokë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: "Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit, etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)." (Er-Rum: 41).
Ekzistojnë edhe ligje tjera, të kundërta nga këto që u përmendën, e që i referohen mirësisë dhe hapjes së begative nga qielli dhe toka, duke iu përgjigjur thirrjes së udhëzimit hyjnor për të bërë mirë në tokë, për devotshmëri dhe kërkim falje për mëkatet dhe gabimet: "E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka ... " (El- Arafë: 96).
Pandemia Covid-19 apo Korona është prej ligjeve të sprovës, e prej shkaqeve të kësaj sprove janë: abuzim i me natyrën, ambientin dhe me resurset natyrore, dhuna në forma të ndryshme.rninimizimi i besimit, moralit dhe vlerave, duke shkaktuar disbalancë në natyrë, gjë që e shohim në dekadat dhe vitet e fundit.
Ligjet e Allahut as që e amnistojnë dhe as që e favorizojnë dikë, por Allahu i Madhërishëm, në fund, i shpëton ata që kanë ndaluar nga e keqja, sipas vullnetit të Allahut të Lartmadhërishëm: "E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar". (El-Arafë: 165).
Pasi ta perceptojmë drejt dhe me koshiencë realitetin komfor ligjeve hyjnore, duhet të orvatemi ta ndryshojmë këtë realitet për më mirë, në të gjitha nivelet. Ndërkaq, virusi do të sillet për një kohë dhe do të largohet me lejen e Allahut, siç u larguan të gjitha epidemitë gjatë historisë. Por, do të ngelin mësimet dhe mesazhet për ata që marrin mësim.



Shkëputur nga libri “Implikimet legjislative islame të zhvillimeve të reja nga paraqitja e virusit Covid 19.”

Komunikatë përmbyllëse e sesionit të 30-të të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian për Fetva dhe Gjurmime i mbajtur përmes teknikës së komunikimive (zoom)
1-4 Shaban 1441h/25/28 Mars 2020


Artikulli i kaluar
Eliksiri për lumturi

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës