Arti poetik në shkronjat e Fjalimit Hyjnor!

Në momentin kur iu shpall, mësuesi i njerëzimit ishte i shtangur ngase nuk dinte të lexonte, as që kishte ide çfarë domethënie kishte një mesazh i tillë. Ishte vetëm i Gjithëdijshmi, Ai që njihte domethënien dhe të ardhmen e këtij adresimi.

Po sikur shprehja e Fuqiplotit në fillim të kësaj kaptine, e cila është më volurninoze në Fjalimin e Tij në Librin e Fundit, të ketë kuptimin 'ILM', një mrekulli e tillë shprehëse shpie drejt margaritarëve të pazbërthyer të artit poetik ndonjëherë të njohur. E si mund të mos ishte kështu, km është vetë Krijuesi, si thanësi i shprehjes poetike në Fjalën e Tij.
Arti poetik tek arabët kulmoi në shekullin VII, në kohën kur në siujdhesën arabe u paraqit mësuesi i njerëzimit. Arabët mburreshin dhe garonin se cili prej tyre do të dalë me artin më të veçantë poetik, që deri atëherë nuk ishte i njohur për ta, thënë ndryshe, kush do të sillte risi në artin shprehës përmes vargut me domethënie të lartë. Organizonin edhe konkurse, për të cilat jepnin edhe çmimet, përkatësisht ofronin shpërblime për vende të para. Shoqëria ishte në kulmin e shfrenimit dhe dhënies në epsh e lakmi.(1)
Duke qenë kështu nga mesi i tyre ose, thënë më mirë, në mesin e tyre Allahu përzgjodhi, dhe nga qenia njerëzore krijoi e dërgoi më të dashurin, më të mirin, më të ndershmin, të cilin e plotësoi me Shpallje Hyjnore, kështu e bëri Fjalën e Lartësuar që ecën në Tokë, për t'ua bartur e zbërthyer Fjalën e Gjallë e të Gjallit të Pavdekshëm.(2)
Pasi që motivi më i frekuentuar i arrit përgjithësisht dhe të atij poetik veçanërisht është estetika më e përsosur për shqisat njerëzore, në të cilën dhe për të cilën artisti derdh gjithë potencialin e vet shprehës për ta përshkruar a për t'ia shprehur 'përuljen', dhe dashurinë si një i dehur nga ndjenja e cila e kaplon qenien e tij, ky element duhej të ishte i gdhendur edhe në qen ien më të përsosur të Allahut Fuqiplotë, në krijesën nga raca njerëzore dhe gjiri i arabëve(3), në Muhamedin, qoftë i kapluar nga mëshira e Mëshirëplotit. Ky element i dashurisë së Krijuesit me këtë krijesë është i pamohueshëm, sepse është i endur në vetë dëshminë e të qenit dikush mysliman.
Si dhuratë supreme, me të cilën u plotësua ajo çfarë kishte për t'u plotësuar në qenien e kësaj krijese të përzgjedhur, iu shpall Libri i Fundit Hyjnor i cili është përplot margaritarë të çmuar, saqe sa me shumë që i eturi zhytet në thellësitë e bukurisë, magjepsjes dhe urtësive të tij, aq më shumë ndien etje për shprehjen artistike plot këshillë, urtësi e mençuri për jetën e kësaj dhe botës së amshueshme.

Arti poetik para të cilit përulet çdo artist

Fuqia shprehëse që përmes tri shkronjave të përthekohet e gjithë përmbajtja e kaptinës, madje e Librit, tregon se Ai që e thuri është i Patëmeta, larg çfarëdo ngjasimi a përshkrimi(4), i Gjithëdijshmi, dhe para shprehjes së Tij përulet çdo artist tjetër i cili është një pikë në oqeanin e pafundmë të krijimtarisë së Tij. Meqë shprehja e parë, që iu adresua përmes mësuesit të njerëzimit gjithë njerëzimit, ishte ‘Lexo’(5), shihet qartë një ndërthurje mjeshtërore me tri shkronjat e kaptinës së parë që fillon me këtë adresim, kurse kaptinës së dytë për nga radhitja në Librin Hyjnor.
Porosia, të cilën do të duhej ta merrnim nga fjala e parë e shpallur, është si vijon:

O njeri 'Lexo’,
Lexo për të mësuar,
Kush të ka krijuar,
Lexo për ta kuptuar,
Përse je krijuar.

Në momentin kur iu shpall, mësuesi i njerëzimit ishte i shtangur ngase nuk dinte të lexonte, as që kishte ide çfarë domethënie kishte një mesazh i tillë. Ishte vetëm i Gjithëdijshmi, Ai që njihte domethënien dhe të ardhmen e këtij adresimi. Janë katër elemente qenësore që do ta bëjnë gjithmonë të aktualizuar mesazhin Hyjnor:

Fjala që zhbëri errësirën,
Që jehoi mbi shtatë qiej,
Ajo që sfidon mendjemadhësinë,
Derisa në Tokë jetë të ketë.

Mjeshtëria e barasvlershme e shprehjes poetike

Është shumë karakteristike ndërthurja në mes të shprehjeve të Gjithëdijshmit, secila shkronjë, secili varg a çdo kaptinë janë të lidhura ngushtë, dhe në mënyrë të barasvlershme bartin po atë mesazh unik. E plotësojnë vetveten, e argumentojnë, sqarojnë dhe janë pjesë të pandashme të së njëjtës tërësie e vazhdirnësie. Kështu në formë mjeshtërore, hasim në ndërlidhjen logjike plorkuprimore të fjalës së parë me kuptim ‘lexim/dije'(6) e cila në rrënjën e veti ka 'tri shkronjat' karakteristike të kaptinës së parë, e cila nis me këtë figuracion poetik, përkatësisht kaptinës së dytë sipas radhitjes.
E ato shkronja sipas paraqitjes hiporetike, që është dhënë fare në fillim janë 'ILM', prej nga mund të nxirret kjo urtësi:

Fjala 'Lexo' dhe fjala 'Dije,
Janë pjesë të një tërësie,
Pa të parën s'ka veprim,
Andaj e dyta s’jep ndriçim,
Njëra-tjetrën përqafojnë,
E së bashku kuuendojnë,
'Lexo' e jep kuptimin,
'Dija' e sjell shkëlqimin,
O sa bukur janë qëndisur,
Përparimit për t’i brohoritur,
Për të pasur mbarësi në jetë,
Sikur deshi Krijuesi Vetë.

Arti mahnitës që magjeps dhe sfidon mendjen e shëndoshë, është i theksuar në vazhdimësi të tërësisë, në Fjalimin përplot dije e urtësi, në vazhdim të kësaj kaptine hasim si vijon:
"Ky është Libri, në të cilin s'ka asnjë dyshim. Për të devotshmit Ai është udhëzim."(7)



1. Rrreth artit poetik tek arabët shih: grupi i autorëve, Arapsk-islamski uticaj ne evropsku renesansu, Sarajevë, 1999 f.29-105
2. “I Galli i Cili është i Pavdekshëm”, është një nga emrat dhe cilësitë e Zotit të përkryera (Esma’ull-llahi el-husna). “Ti mbështetju Atij të Përjetshmit që nuk vdes kurrë...” (El-furkan, 58). “Allahu është një, nuk ka zot përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm...” (El-Bekare, 255), etj.
3. Ajeti kur’anor: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj...” (Et-Teube, 128); “A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t'ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!” (El-A’raf, 63); Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës" (Sad, 4), etj.
4. Ajeti kur’anor: “...Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Esh-shura, 11)
5. Ajeti kur’anor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krioji (çdo gjë). (El Alak, 3).
6. “Lexo!...” Rendi i përkryer në botë është thelbi i shkencës (dijes). Edhe Islami është ana e këtij rendi, i cili i kushtohet racës njerëzore. Kompasi për lumturinë në të dy botët, Islami, është mishërimi i shkencës: shkenca e njohurisë së Zotit të botëve, shkenca e njohjes së krijimit, shkenca e njohjes së vetes...
7. Ajeti kur’anor: “Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El Bekare, 2).



Ma. Behrim Jusufi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës