Fatima Hussein u bë gruaja e parë muslimane palestineze që u emërua si kandidate në zgjedhjet e këshillit të qytetit në Brazil.
Fatima u bë 'fytyra e re' e Partisë Demokratike në zgjedhjet e këshillit të qytetit në Florianopolis.
"Unë do të jem e vetmja kandidate që mbaj shami. Ne po vuajmë nga lajmet e rreme këtu në Brazil, shumë prej të cilave janë të rrezikshme për gratë muslimane. Sidoqoftë, unë besoj se këshillat e qytetit do të jenë një hapësirë e vërtetë demokratike, ku të gjithë ndihen të përfaqësuar dhe Simbolet islamike do të shfaqen dhe respektohen", tha Fatima
Fatima beson se ajo do të jetë në gjendje të tregojë se gratë muslimane mund të studiojnë, të kenë një punë, të fitojnë të ardhurat e tyre, të marrin vendime dhe të kenë një zë me të tjerët.
Nëse zgjedhet, ajo synon të luftojë të gjitha llojet e diskriminimit, përfshirë racën, seksin, ngjyrën dhe fenë.
Të jesh grua në politikë është një sfidë më vete, por çfarë të thuash të jesh myslimane, palestineze, dentiste dhe nënë, të gjitha këto role që Husseini përmbush në shoqëri? Brazili është vendi i pestë më i madh në botë dhe ka popullsinë më të madhe katolike. Huseini beson me vendosmëri se kur një grua ka besim në zemrën e saj dhe është e vendosur, ajo mund të arrijë gjithçka që synon, pavarësisht nga të gjitha sfidat dhe ndarjet në shoqëri. Në fund të fundit, ajo është një Palestineze e lindur në Brazil.
"Unë kam lindur në Tubarao, një qytet i Shtetit të Santa Catarina në Brazil, ku kam jetuar gjatë gjithë fëmijërisë time," shpjegoi Husseini. "Në vitet e mia të adoleshencës, u transferova në kryeqytetin e shtetit, Florianopolis, me prindërit e mi."
Ajo studioi stomatologji në Universitetin Federal të Santa Catarina , dhe gjithashtu bëri masterin e saj atje.
“Që nga viti 2000, unë kam punuar në klinikën time private dentare. Besoj se buzëqeshja është mjeti ynë më i rëndësishëm i shprehjes, dhe krimi më i keq është vjedhja e buzëqeshjes së dikujt. Ne mund të jemi të lumtur nëse i bëjmë të lumtur njerëzit e tjerë”, tha Fatima.