Departamenti i Gruas në BIK përfundoi aktivitetet për pastrimin e ambientit

Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame në Obiliq në bashkëpunim me komunën e Obiliqit kanë mbajtur një sërë aktivitetesh duke shënuar ditën globale të pastrimit.

Këto aktivitete u përmbyllën sot në fshatin Dardhishtë të komunës së Obiliqit, ku veç pastrimit të ambientit është mbajtur session informues për ruajtjen e ambentit e shëndetit.

Iniciatorja e këtij aksioni Mihana Goga-Bekteshi tregon se gjatë ditës së sotme u mbanë disa aktivitete siç është ligjerata për rëndësinë e ambientit të pastër dhe ruajtjen e shëndetit, ligjeratë për masat parandaluese për ruajtjen e shëndetit kundër virusit COVID-19, poashtu pastrimi i ambientit në këtë fshat.

Ky aksion filloi javë më parë në fshatin Mazgit të Obiliqit e më pas vazhdoi edhe në fshatrat Raskovë e Dardhishtë.

Këto aktivitete kishin për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve për rëndësinë e shëndetit e ambientit ku jetojnë








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi