Përfaqësueset e Departamentit të Grave, pranë BIK, morën pjesë në tryezën e organizuar nga Bordi i Grupit të Grave në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Në kuadër të fushatës "16 ditë të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore", sot, përfaqësueset e Departamentit të Gruas, pranë Bashkësisë Islame të Kosovës, morën pjesë në tryezën e organizuar nga Bordi i Grupit të Grave në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përfaqësueset e Departamentit të Grave u pritën në këtë takim nga kryetarja e Bordit të Grupit të Grave Deputete, znj. Vlora Limani Hajnuni, Teuta Haxhiu, Saranda Bogujevci si dhe nga iniciatorja për këtë takim deputetja znj.Besa Ismaili.

Përveç përfaqësuesve të Departamentit të Gruas së BIK-ut, në këtë tryezë morën pjesë edhe aktiviste nga besimet e tjera fetare në Kosovë.

Këtu u shpalosën punët dhe aktivitetet e Departamentit të Gruas së BIK-ut, në përgjithësi, si dhe në veçanti për ndikimin e tyre në parandalimin e dhunës.

Kjo tryezë u përmbyll me konkluzionin se është detyrim i çdonjërit në shoqërinë tonë që të jetë sa më aktiv, me qëllim të parandalimit të dhunës, si dhe në mbrojtje të gruas dhe të familjes në përgjithësi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani