Zejnije Kastrati: Arkitektja e cila bën art në nënkalimet e Prishtinës


Zejnije Kastrati ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe punon si arkitekte për studion M-Technologie.

Ajo bashkë me Medina Braha (Drejtoreshë e Shërbimeve Publike) kanë realizuar projektin për zbukurimin e nënkalimeve të Prishtinës.

“Qellimi i këtij projekti ka qenë që qytetit të Prishtinës ti japim ngjyrë. Duke e ditur që truri i njeriut i përcepton ngjyrat para formave andaj edhe tek nënkalimet kam bër një ndërlidhje të ngjyrave me forma për të frymuar përveç si një vepër artistike por edhe një përjetim psikologjik.

Sipas kërkesës nga Medina Braha (Drejtoreshë e Shërbimeve Publike) është kërkuar që perveç se të ketë art në vete gjithashtu të siguroi siguri dhe atraktivitet në levizje, gjë që është arritur duke shfrytëzuar perceptimin psikologjik të njeriut se si ne i përjetojmë ngjyrat.

Andaj në hyrje-daljet e nënkalimeve është aplikuar ngjyra e verdhë e cila tërheq vëmendjen në komunikacion dhe rrit koncentrimin në perceptimin pamor.

Ndërsa arti brenda nënkalimit me tri ngjyra primare nga paleta e ngjyrave të tjera bën që kalimi përgjatë ecjes të përjetohet si siguri, ngrohtësi dhe qetësi në ecje.

Duke e pas parasysh se nënkalimet të cilat nuk kanë ndonjë shfrytëzim komercial mund të jenë monotone dhe të papëlqyeshme në ecje andaj e kam shfrytëzuar një simetri brenda saj në mënyrë që ndjesia e kalimit në to të përjetohet si më e shpejtë.

Poashtu edhe vijat e ndriqimit duke ndjekur vijat ndarëse mes ngjyrave në formë jo lineare a paralele e bën akoma më atraktive ecjen në të”, u shpreh arkitektja e këtij projekti, Zejnije Kastrati.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?