Shejh Husein Xhozo (1912-1982) reformatori dhe filozof nga bosnja


LINDJA DHE FILLIMI

Husein Xhozo lindi më 5 maj 1912 në vendin “Bare” te Gorazhda, qytet rreth 100 km. larg Sarajevës, kryeqytetit të B. H. Mësuesit e parë të tij ishin babai Sylejmani dhe nëna Hasiba që kishin prejardhje nga familjet e ulemave të B.H. Mësimet e mektebit i vijoj pranë mualimit të njohur të vendlindjes, shejhut Rashid efendiu.
Në kërkim të diturisë herët e lëshoj vendlindjen, menjëherë pas përfundimit të mësimeve të mektebit. Në fillim shkoj në qytetin e Foqës ku gjatë periudhës 1921-1925, kreu shkollën fillore, pastaj shkoj në Sarajevë dhe u regjistrua në shkollën e mesme. Ishte ajo një institucion me renome shkencore islame medreseja e Gazi Hursev-begut, të cilën e përfundoj në vitin 1925. Pas saj u regjistrua në gjimnazin e Sheriatit në Sarajevë, të cilën e përfundon në vitin 1933., dhe e fiton titullin e gjyqtarit të sheriatit.
Diploma e gjyqtarit të sheriatit, veçanërisht në atë kohë, i siguronte një punë dhe rrogë mjaftë të volitshme, si dhe përparim të shpejtë të shërbimit. Mirëpo, Husein Xhozo kishte plane dhe ambicie tjera jetësore. Dëshira tij ishte që t’i vazhdoj studimet në Universitetin Islam më të njohur në botë “Ell-Azhar në Kajro. Kjo ambicie iu realizua dhe në “Ell-Ahzar” u regjistrua gjatë vitit shkollor 1933/34. Pas përfundimit të studimeve në “Ell-Azhar” në vitet 1937/38, kthehet në Bosnje dhe Hercegovinë.

PUNA NË PLANIN E DA’VETIT DHE REFORMËS

Në atë kohë, pranë Husein Xhozës, në “Ell-Ahzar” studimet i vijonin edhe boshnjak tjerë të njohur si Kasim Dobraça, Shaban Hogjiq, Dervish Korkut, Mehmed Hangjiq, Ibrahim Trebinjac, Çamil Avdiq dhe të tjerë...



Por, tek Husein Xhoza vërehej një përgatitje dhe dëshirë e veçantë që idetë e reformave dhe lëvizjeve islame t’i bartë në trojet e Bosnjës e Hercegovinës dhe vendet fqinjësore. Xhoza ishe nxënës i reformistëve të njohur islam si; Shejh Mustafa ell-Meragit, Shejh Muhmud Selltutit. Prej tyre i pranoj jo vetëm idetë por edhe metodën dhe mënyrën se si të njëjtat të zbatohen në jetë.
Ndërkaq që, planet e tija shkencore dhe të da’vetit, mbas thurjes së intrigave të ndryshme që iu bënë menjëherë pas ardhjes nga Kajroja në Bosnje e Hercegovinë u pamundësuan dhe u ndaluan. Në radhë të parë kjo ndodhi për shkak të shpërthimit të Luftës dytë botërore në vitin 1939. Në fillimin të muajit prill të vitit 1943. myftiu i Palestinës, haxhi Muhamed Emin ell- Hysejni vizitoj disa pjesë të vendeve të Evropës që ishin të përfshira në luftë, duke e kyçur këtu edhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Me atë rast vjen deri te formimi i një formacioni ushtarak e cila kryesisht përbëhej nga myslimanët e Bosnjë Hercegovinës dhe Sanxhakut. Kjo njësi ushtarake u quajt “Divizioni Hanxhar”. Shejh Husein Xhoza një kohë kryente punën e imamit (“Tabor imam”, lexo imam i llogoritë apo i kampit, Sh. V.) në njërën formacion të atij divizioni. Për këtë arsye, menjëherë pas përfundimit të Luftës dytë botërore, gjyqi ushtarak komunist, me 5 qershor të vitit 1945, e gjykoj dhe e dënoj me pesë vjet burg. Këtë dënim e mbajti deri në fund.
Në këtë mënyrë shejh Husein Xhozo misionin e vet të da’vetit në Bosnje e Hercegovinë faktikisht e filloj ndërmjet mureve të burgjeve. Pushtetarët e shtetit komunist shpejtë i hetuan aktivitetet e tija islame dhe kjo ishte shkaku pse atë e transferonin në burgje të ndryshme të shtetit të atëhershëm.
Me ç’rast, kur në vitin 1950 u lirua nga burgu, ai e kishte të ndaluar të punoj çfarëdo qoftë pune brenda Bashkësisë islame të Bosnje Hercegovinës. Plot trembëdhjetë vjet ka punuar si avokat nëpër firma të ndryshme vetëm e vetëm që disi të mbijetoj. Përfundimisht, në vitin 1958 atij i lejohet të punoj në Bashkësinë islame të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe prej atëherë filloj edhe aktiviteti i tij i Da’vetit, që është aq e begatshme, si në nivelin e Bosnje Hercegovinës, e po ashtu edhe në nivelin e Umetit islam, që është vështirë të demonstrohen dhe të tregohen të gjitha aspektet e tija, por ne këtu do ta paraqesim kontributin e tij të Da’vetit në Bosnje dhe Hercegovinë në segmentet vijuese:

1- NË KRYE TË UNIONIT TË ULEMAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS.

Në këtë funksion me përgjegjësi të madhe u zgjedh në vitin 1964. Mbronte liritë e imamit në veprimtaritë e tyre dhe luftonte për statusin e merituar social e shoqëror brenda shtetit të atëhershëm.

2-THEMELOJ DHE VURI NË VEPRIM GAZETËN “PREPOROD”

Në vitin 1969, nxjerri dy javoren islame “Ell-ba’su el- Islami” [Preporod, (Sq. kjo gazet shpërndahej në të gjitha trojet e ish Jugosllavisë komuniste ku kishte mysliman, arrinte rregullisht edhe te na në Kosovë Sh. V.)] e cila në fillim ishte si një gazetë informative në lidhje me jetën fetare në Bosnje e Hercegovinë, e që më vonë filloj t’i trajtojë edhe çështjet fetare, shkencore dhe problemet e jetës në përgjithësi.
Për një kohë të gjatë ishte edhe kryeredaktor edhe përgjegjës kryesor i kësaj gazete.

3-THEMELUES I INSTITUCIONIT DHE FONDIT PËR ZEQATIN

Bashkësia islame në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht pas Luftës dytë botërore, u gjend në një situatë shumë të vështirë ekonomike, Pronat e vakëfeve u plaçkitën dhe u nacionalizuan. Institucionet islame kishin mbet pa mjete materiale dhe nuk kishin çfarëdo qoftë përkrahje apo ndihme nga ana e pushtetit të sistemit të ri. Bashkësia islame u gjend para një kolapsi ekonomik nga e cila shumë kush nuk shihte ndonjë dalje apo shpëtim. Në rrethana të tilla u paraqitë shejh Husein Xhozo me fetvan e tij historike me të cilën propozoj që myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës (si dhe në rrethin e gjerë të shtetit të Jugosllavisë së atëhershme) të formojnë një lloj të “Bejtu ez-Zekjat” (shtëpia e Zeqatit), sistemin e fondacionit, e cila do të obligohej dhe brengosej për ruajtjen e enteve kulturore vitale të islamit. Kjo fetva e Husein Xhozes u pranua me kënaqësi dhe entuziazëm të madhe, si nga ana e kuadrove islame ashtu edhe nga ana e popullatës islame, dhe duke iu falënderuar kësaj shumë institucione fetare dhe kulturore, arritën shpëtimin e veçanërisht “Medreseja e Gazi Hursevbegut” në Sarajevë. Ishte ajo viti 1970.

Është interesant të theksohet se, duke iu falënderuar aftësive vizionare të këtij da’veti të shejh Husein Xhozos, Bosnja dhe Hercegovina arriti të krijoj fondin e Zeqatit, para disa vendeve arabe dhe islam.

4- HAPJA E FAKULLTETIT TEOLOGJIK ISLAM NË SARAJEVË

Njëra nga momentet më të ndritshme të jetës së myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë pa dyshim se ka qenë hapja e Fakultetit teologjik Islam në Sarajevë, me 28 shtator 1977. Duke i respektuar të gjithë njerëzit dhe faktorët në strukturën e B e H dhe të qarqeve të saja, nuk do të gabonim nëse thuamë që njeriu më i merituar për këtë hapje në të vërtet ishte shejh Husein Xhoza. Ajo ka qenë kurora e aktivitetit dhe pjekurisë së tij në aspektin e da’vetit, reformave dhe filozofisë.

5- PROFESOR I MEDRESËS DHE I FTI

Shejh Husein Xhoza vite me radhë, gjallërisht punoj në entet shkencore islame në Bosnje e Hercegovinë në zgjerimin e ideve shkencore dhe reformuese të mësuesve të vet, para se gjithash idetë e shejh Reshid Rida-s, shejh Mustafa Meragiut, shejh Mahmud Shelltutit dhe të tjerëve. Në Medresën e Gazi Hursevbegut ishte ligjërues në lëndën e Tefsirit që nga viti i largët 1964, kurse në Fakulltetin teologjik islam që nga koha e themelimit të saj e deri te momenti i vdekjes së tij.

PJESËMARJA NË TUBIMET NDËRKOMBËTARE

Gjatë kohës aktive njëzet e pesë vjeçare të veprimtarisë së tij në da’ve brenda Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, dhe më gjerë, ishte përfaqësuesi kryesor i Myslimanëve të atyre hapësirave në shumë tubime të rëndësishme. Ne, sipas vlerësimit tonë, këtu do t’i rendisim vetëm disa nga ato tubime, duke mos pretenduar edhe në më të rëndësishmet:

1-NË MAROKO-2-13 KORRIK 1962.

Në tubimin e rëndësishëm në Maroko atëherë ishin pjesëmarrës edhe delegacioni nga Bosnja e Hercegovina, gjegjësisht nga Jugosllavia. Delegacionin e udhëhiqte reis ulemaja e asaj kohe Sylejman ef, Kemura. Megjithatë, tek të gjithë të pranishmit, mbresa të veçanta ka lënë referenti i delegacionit. Atë e zbukuronte ideja, elokuenca e gjuhës arabe, njohuritë për gjendjen dhe marrëdhëniet në botë. Ishte ky shejh Husein Xhoza.

2- SARAJEVË, 9 GUSHT – 4 SHTATOR 1971

Në këtë periudhë për një vizitë më të gjatë në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në vende tjera për rreth, erdh një delegacion nga Arabia Saudite me qëllim që të njihen me kushtet e jetës së myslimanëve të këtë zonë. Ishte kjo delegacioni i Ligës Arabe (Rabita) që udhëhiqej nga Sejjid beg Samil, anëtarë i Rabitës, dhe shejh Xha’fer Faka, drejtuesi i haremi Sherifit në Medine Munevveri.

3- SARAJEVË, 13 SHTATOR, 1974.

Prof. Husein Xhoza atëherë e priti delegacionin e Rabitës cilën e udhëhiqnin shejh Safvet Seka Emini, sekretar gjeneral i Rabitës, pastaj dr. Abdullah ell-Hajidi, anëar i Rabitës dhe zotëri Salih Uzbekan, po ashtu anëtar i Rabitës.

4- MEKKA-MEDINA, 1969.

Ishte ky viti në të cilën Husein Xhoza kishte shkuar për ta kryer Haxhin. Këtë moment e kishte shfrytëzuar që të takohej me personalitete të njohura dhe përgjegjëse nga Arabia Saudite dhe bota Islame.

5-MEKKA MUKERREMA, 20-25 PRILL 1975.

Konferenca dedikuar rolit dhe rëndësisë së xhamisë. Shejh Husein Xhoza nga Bosnja e Hercegovina pati një paraqitje dhe ligjëratë të jashtëzakonshme. Ky tubim u mbajt nën patronazhin e shejh Muhammed Ali Harekanit, sekretarit gjeneral të Rabitës.

6- SARAJEVË, 17, MAJ 1975.

Konferenca e madhe ndërkombëtare të cilën e kishte organizuar Shoqata e Ulemave Bosnjës e Hercegovinës, shejh Husein Xhoza me, veçoritë e tija si kryetar i Ulemave, udhëhiqte këtë tubimin. Nga personalitet njohura botërore të asaj kohe, në konferencë ishin prezent edhe shejh dr. Abdull Hallim Mahmud, rektori i “El-Azharit”.

7- KAIRO,- 6 – 24 MARAS 1964.

Shejh Husein Xhozo ishte në praninë e Konferencës së parë të Akademisë së Shkencave Islame .

8 – KOGADISH-SOMALI, 26, DHJETOR 1964. – 2 JANAR 1965.

Shejh Husein Xhoza me komentimet dhe prirjet e tija mori pjesë në konferencën botërore islame që u mbajt nën patronazhin e kryetarit të Somalisë, Adn Abdulla Osman.

9 – PARIZ, 16 – 18 NËNTORË 1981,

Konferenca e dytë e Këshillit të drejtuesve të xhamive mbajtur nën patronazhin
E shejh Muhammed Ali Harekanit, sekretarit gjeneral të Rabitës dhe të zëvendësit të tij Safvet Seka el-Emini.

VEPRAT E TIJ

Shejh Husein Gjoza pothuaj se tërë jetën e tij e kaloj duke shkruar. Ka bashkëpunuar me buletinet dhe gazetat islame në Bosnje e Hercegovinë si për shembull: “Gllasnik”, “Preporod”, “Islamska Misao”, “Takvim” dhe të tjera. Ai nuk ishte vetëm bashkëpunëtor i këtyre revistave por ishte edhe themelues dhe bartës i rubrikave të veçanta. Pranë këtyre ai ishte edhe bashkëpunëtor nëpër gazetat e gjuhës arabe që dilnin nëpër shtete të ndryshme arabe dhe botës islame.

VEPRAT E TIJ

Nga veprat e Husein Xhozos do t’i cekim si vijon:

1- “Tefsirin e Kuranit të ndershëm” – Nga surja “El-Fatiha deri te ajeti 179 i sures “Ali Imran”. Kishte pas për qëllim të bëjë komentimin e Kuranit në gjuhën boshnjake ashtu siç e kanë komentuar shejh Muhammed Abduhia , shejh Reshid Rida dhe shehidi Seid Kutub. Por, vdekja ia parandaloj kryerjen e veprës së filluar.
2- “Fetvat”. Libri përmban përgjigjet e tij në 782 pyetje që ia kishin shtruar nga fushat e ndryshme të jetës.
3-“Islami në kohë”
4- “Çështja e reformave në Islam”
5- “Rëndësia dhe kuptimi i xhihadit në Islam”
6- “Reformat në veprimtarinë e fesë”
7- “Mashtrimet e orientalistëve”
8-“Marrëdhëniet e myslimanëve tjerët”
9- “Çështja e fatit në Islam”
10-“Problemi i ngecjes së myslimanëve”
11-“Fleksibiliteti i Islamit”
12-“Çështja e ndarjes së mjeteve të zeqatat”
13-“Afrimi bashkëkohor komentimit të Kuranit”
14-“Pengesat në rrugën e da’vetit të Islam”
15-“Historia e Kuranit”
16-“Zhvillimi i diturisë dhe shkenca”
17-“Kurani dhe çështja e fatit”
18-“Kthimi tek sheriati”
19-“ Rrënjët e krizës në Lindjen e afërt”
20-“Roli i ulemasë në jetën e Umetit”
21-“Droga-sëmundja e kohës tonë”
22-“Porosit e hixhrit”.


MIQËSIA IME ME TË

Takimet e mija të drejtë për së drejta me shejh Husein Xhozon kanë qenë të rralla. Njëra prej atyre takimeve ndodhi në fund vitet e shtatëdhjeta me ç’rast ishte në vizitë në Kuvajtin. Megjithatë, takimet e mija me te përmes letërkëmbimeve kanë qenë të shpeshta. Për aktivitetin e tij në rrugën e planeve islame të Da’vetit kamë kuptuar prej gazetës islame, “Mimberu ell-Islami” (Fjalime Islame) e cila botohej në Kajro, dhe “Ell-Va’ju el-Islami”(Vetëdija Islamit) që dilte në Kuvajt. Për shejh Husein Xhozon mjaft kisha dëgjuar edhe prej studentëve nga Bosnja e Hercegovina, nga Kosova dhe Maqedonia të cilët në atë kohë studionin në Kuvajt, si Nijaz Shukriqi, Salih Çollakoviqi, Ismet Kasumoviqi, Ethem Pashiqi, Munir Ahmetpashiqi, Zullhajrat Zullhija, dhe Szlejman Rexhepi.
Shejh Husein Xhoza trajtohej jo vetëm si përfaqësues i myslimanëve të Bosnje e Hercgovinës por edhe të mbarë Evropës. Shikuar nga perspektiva e ulemasë islame botërore, ai trajtohej si një dijetar i vërtet islam, reformator dhe mendimtar.
Ashtu edhe e kam njohur dhe përjetuar personalisht.

ÇKA THANË PËR TE

-Haxhi Naim Haxhiabdiq, Reis ulema

“Vdekja e Shejh Husein Xhozos më zuri drejtpërdrejt nga kthimi i mbledhjes Supreme të Kuvendit të Bashkësisë Islame në Beograd. Shkova në Beograd ndërsa të them, se as që u përshëndetëm. Sepse shejh Husein Xhoza ishte i zanën me ligjërata në Fakultetin Teologjik Islam. Shkova në udhëtim duke pritur që pas kthimit, sikurse çdoherë dot mundemi bashkërisht t’i analizojmë rezultatet e këtij tubimi të rëndësishëm. Por, zdrit shemëria e Allahut ashtu kishte dashur, që shejh Husein Xhoza ashtu në pa shpresë, dhe shumë shpejtë të shkoj nga ne.
Ajo që më së shumti e bënte madhështore figurën e tij ishte toleranca dhe zgjerimi shpirtit, veçori vetëm e njerëzve të mëdhenj. Tek njeriu, gjithmonë dhe, para se gjithash kërkonte ta gjej njeriun, humanitetin, dashurin dhe respektin dhe për këtë arsye fjala dhe vepra e tij bënte jehonë tek masat, dhe për këtë shkak, kishte aq shumë respekt në mesin e njerëzve të rëndomtë, te besimtarët e sinqertë, madje edhe te ata pa marr parasysh se çfarë përcaktime fetare dhe nacional kishin.
Meqenëse Bashkësia islame gjendej në rrethana të vështira materiale ishte e domosdoshme të gjinden mënyrat e reja për sigurimin material, veçanërisht për institucionet arsimore të saja. Meritë e madhe është e rahmetliut shejh Husein Xhozos që kishte dhënë iniciativën për aksionin e mbledhjes së Zeqatit dhe Zeqatul-fitrit për nevojat e bashkësisë islame. Meqenëse kjo paraqiste një risi në punët e Bashkësisë Islame, natyrisht se në fillim, hasi në rezistencë të disa individë. Duke mos ia vu veshin thash e thënave, thellë i vetëdijshëm në arsyet e këtij aksioni, ai vazhdimisht, përmes fjalës së shkruar dhe gojarisht, mbronte që ky aksion sa më suksesshëm të jetësohet.
Tek tash po vërehet rëndësia e vërtet i këtij aksioni, sepse pa këto mjete, puna e edukimit- arsimor i medreseve tona, veçanërisht puna e Fakultetit teologjik islam, do të vihej në pytje.
Shejsh Husein Xhoza ka qenë kryetar shumëvjeçar i Unionit të Ulemave të BeH, ka iniciuar gazetën “Preporod”, dhe ishte bashkëpunëtor i rregullt i saj, si dhe “Gllasnikun”, “Takvimin” dhe buletine tjera islame. Ka shkruar edhe në magazinat dhe revijat më të njohura të botës islame. Ishte anëtarë i Akademisë së shkencave të Egjiptit.
Njeriu vdiq, por veprat mbetën. U qetësua shpirti i pandalshëm dhe shkoj te Zotëria vetë. Na lëshoj njeriu i cili aq shumë na ka obliguar, dhe i cili të gjithëve shumë na ka dhënë. Atë e pret shpërblimi te Sunduesi i botëve kurse neve që ta vazhdojmë atë që shejh Huseini ka punuar dhe në çka e ndërpreu vdekja.”

Profesor haxhi Ibrahim Trebinjac:

“Allahu xh. sh. Ka urdhëruar që në këtë moment të ndahemi me Husein ef. Xhozon. Jemi të vetëdijshëm që kjo ndarje është e përkohshme, por, sidoqoftë vështirë po na vjen. Të gjithë ne që drejt për së drejti e kemi njohur Husein ef. Xhozon dhe të gjithë që dimë për te përmes veprave të mëdha të tija, i cili si pak kush në këto kohëra e ka përhap dhe pasuruar horizontet e jetës islame në anët tona.
Si personalitet ka qenë i respektuar nga gjithë bota Islame, në qarqet shkencore nëpër meset më të rëndësishme të shkencës bashkëkohore islame të botës, shejh Husein Xhozo çdo kund i afirmonte mësimet islame që kultivoheshin nëpër anët tona. Një numër të konsiderueshëm dhe të larta të mirënjohjeve që i ka marr nga Bota Islame, të njëjtën kohë ishin edhe mirënjohje të Bashkësisë Islame tek ne në. Me shkuarjen e tij ne po e humbim paraqitësin e parë në botë të diturive tona islame.
Por, shkuarja e shejh Husein Xhozos është një e vërtet të cilën medoemos duhet ta pranojmë, edhe pse nuk jemi në gjendje të vlerësojmë se çka donë të thotë ajo për ne. Për Fakultetin Teologjik Islam kjo është një humbje që nuk kompensohet. Por megjithatë, njerëzit e udhëzuar në islam janë të vetëdijshëm se njerëzit shkojnë kurse verrat dhe tërë ajo që me punën e tyre ka shkëlqyer, do ta ruajnë në jetë shpirtin e tij të pa shlyer të misionit islam.
E lusim Allahun xh. sh. që rahmetliut t’ia jep shpërblimin e Vet, kurse familjes së tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjithë myslimanëve të anëve tona durimin.”

Salih Çollakoviq, Kryetar i Bashkësisë së Ulemave për regjionin e Hercegovinës:

“Sot në mënyrë të dynjallëkut po ndahemi nga shembulli dhe mësuesi jonë prof. Husein ef. Xhoza. Na ka lënë në amanet një trashëgimi të pasur në fushën e shkencës, da’ves, ixhtihadit dhe xhihadit. Na ka lënë themele të forta mbi të cilat mund të bëjmë ndërtime po ashtu të forta, rrugë që me krenari dhe siguri mund të shkojmë në ardhmërinë e Islamit. Këto janë gjëra të cilat, në këtë moment, duhet t’i kuptojmë që jaanë të nivelit të amanetit dhe përgjegjësisë.

VDEKJA E TIJ

Kah fund vitet shtatëdhjeta dhe fillimi i viteve tetëdhjetë dëgjuam që kishin filluar sulmet dhe kritikat e ashpra nga ana e pushtetit të sistemit komunist ndaj shejh Husein Xhozos. Akuzohej se qëndron në krye të atyre forcave që punojnë në shkatërrimin e bashkimit të shtetit të asokohshëm dhe rrënimit të sistemit (!), ndërsa sërish ia kishin lexuar lidhjet e tija me “Hanxhar Divizionin” nga Lufta dytë botërore. Tek ne kishin arrit informatat se këto sulme ndaj shejh Husein Xhozos kishin pasuar menjëherë pas një fjalimi të tij të madh popullor të mbajtur diku në një vend të Bosnjës, dhe se sistemi politik po bënë presion mbi imamët e Bosnjës dhe Hercegovinës që ta gjykojnë Husein Xhozon, e që disa, këtë veç e kishin bërë.
Megjithatë, ngjarjet që do të pasojnë, do ta sqarojnë edhe rastin e shejh Husein Xhozos dhe të dëshmojnë se ai në të vërtet ka qenë viktima e parë e komplotit të madh dhe planit të rrezikshëm kundër myslimanëve dhe Islamit në Bosnje dhe Hercegovinë. Me fjalë të tjera, do të pasoj procesi i montuar duke i gjykuar intelektualët mysliman në krye me Alija Izetbegoviqin 1983, likuidimi i shkencëtarëve mysliman (dr. Fuad Muhiq), politikanët (vëllezërit Pozderac) dhe të tjerë. Më vonë, para gjithë botës, (1992-1995), erdhi deri te tentimi total i shkatërrimit të myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila përfundoj me gjenocidin më të madh në historinë e re të njerëzimit. Do me thënë, jo pa arsye, shejh Husein Xhoza kishte qenë viktima e parë i atij plani skëterrës kundër myslimanëve të Bosnje e Hercegovinës.
Vdiq në njërën nga spitalet e qytetit të Sarajevës me 30, maj 1982 nga pasojat e sulmit në zemër. Vështirë e duronte ankthin dhe heshtjen te populli vetë në momentin kur nga udhëheqja e oligarkisë komuniste pa shpirtërisht dhe pa asnjë arsye u sulmua. Besnik i mbeti vetëm njeriu i thjeshtë dhe një pjesë e kuadrit të imamëve të Bosnje Hercegovinës. Kjo njohuri dhe ndjenjë bënë që zemra e tij të mos mundet të qëndroj më tej.
Namazi i xhenazes u bë në haremin e Xhamisë së Begut pranë një numri të madh të pranishmëve të ardhur nga vende të ndryshme si dhe nga vendet e Bosnjës Hercegovinës me rrethinë. Namazin e xhenazes e udhëhoqi Reis ulemaja, hafëz Naim ef. Haxhiabdiqi.
Allahu xh. sh. Le ta shpërblejë me vendet e Tija të gjëra të xhenetit, në shoqëri me pejgamberet e Tij, shehidët, evlijat, dhe njerëzit e mirë. E çfarë shoqërie e mrekullueshme është ajo.


*Marr nga Abdullah ‘Akil Sulejman El-‘Akil “VELIKANI I VODJE ISLAMSKOG POKRETA U SAVREMENOM DOBU-vëllimi III”, faqe 127-135, Sarajevë 2012.

Nga boshnjakishtja Shefki Sh. Voca.


Artikulli i kaluar
Mulla Asllan Murati
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fillon kampanja "Sofra e Ramazanit 2021"