Samia Suluhu Hasan, nënpresidentja e deritashme e Tanzanisë, të premten u betua si gruaja e parë presidente e këtij vendi, në ndërtesën e qeverisë në Dar es Salaam.
E veshur me hixhab dhe me Kuran në dorën e saj të djathtë, Hassan dha betimin dhe premtoi të mbështeste kushtetutën e këtij vendi me rreth 60 milion banorë të Afrikës Lindore.
Gjashtëdhjetë e një vjeçarja Hassan, u bë presidente pas vdekjes së Magufulit, i cili për më shumë se dy javë mungoi në jetën politike.
Si nënkryetare, Hassan ishte shumë aktive, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme, sepse Presidenti Magufuli hezitonte të largohej nga vendi.
Ceremonia u ndoq nga anëtarët e qeverisë dhe ish-presidentët e Tanzanisë Ali Hassan Mwini, Jakaya Kikveta dhe Abeid Karume.