Njeriu i cili brenda 20 viteve lexoi Kuranin një mijë herë


Ali Çangër, i cili jetoi në rrethin Akyazi të Sakarya, Turqi, ka lexuar Kuranin një mijë herë brenda 20 viteve. Përveç kësaj, Çangër u varros me dërrasa të cilat i përgatiti vet, pesë vjet më parë.

Çangër vdiç në moshën 85 vjeçare, si pasojë e çregullimeve në zorrë.

Pas vdekjes, djali i tij Metin Çangër, në Kuranin të cilin e lexonet babai i tij gjeti një letër me shënime, ku shkruhej numri i hatmve që babai i tij kishte bërë për 20 vjet.
“Pasi babai ndërroi jetë, hapa Kuranin për ta lexuar. Ndërkohë, ndërmjet faqeve të Kuranit gjeta një fletë. Kur e hapa pashë që ai kishte shënuar numrin e hatmeve një nga një për 20 vjet. Aty kuptova që ai kishte bërë 1 000 hatme brenda 20 vjetëve, duke lexuar 100 faqe (5 xhuze) pas çdo namazi, çdo ditë. Përveç kësaj, 5 vjet më parë, babai i punoi vetë dërrasat e varrit. Ne e varrosëm babanë me dërrasat që i kishte punuar vetë”, tha Metin Çangër.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim