Departamenti i Gruas i BIK mbajti mbledhjen e radhës me të gjitha mualimet e këshillave të BI-së.
Më 9 prill, Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës me të gjitha mualimet e këshillave të BI-së.
Kjo mbledhje u mbajt në platformën online zoom.
Tema kryesore e këtij takimi ishte përgatitja për muajin e bekuar Ramazan dhe për mënyrën se si mund të realizohen projektet e parapara, gjithnjë duke i respektuar masat anti-Covid.
Në këtë takim të gjitha mualimet paraqitën projektet e tyre që planifikohen t'i realizojnë gjatë muajit Ramazan.