Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, shpallë tre fituesit për fotografinë më të mirë të muajit MARS 2021, në bazë të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve,.
Nga gjithsej 28 pjesëmarrës, sa kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e këtij konkursi për këtë muaj, tre fituesit e parë janë:
1. xhamia_sinan_pasha_prizren_2
autor: Erion Morina
pëlqime: 148
komente: 3
shpërndarje: 168
pikë të fituara: 658
2. xhamia_e_madhe_rahovec
autor: Liridon Mazreku
pëlqime: 267
komente: 26
shpërndarje: 9
pikë të fituara: 346
3. xhamia_dobrajë_e_madhe
autor: Jeton Neziri
pëlqime: 67
komente: 0
shpërndarje: 90
pikë të fituara: 337
- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i përgëzon tre fituesit, duke u dëshiruar sukses në garën e mëtutjeshme, dhe njëkohësisht falënderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare, që kontrubuan me fotografi autoriale, e poashtu edhe të gjithë ata që përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fotografisë së preferuar.
- Fituesit, janë të ftuar që gjatë ditëve të punës nga ora 10:00 deri në orën 15:00 të vinë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për t’i tërhequr shpërblimet.
- Njëkohësisht, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës fton të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e garës për fotografinë më të mirë të vitit 2021, duke dërguar fotografitë e tyre në: xhamitekosoves@bislame.net, deri me 28 të çdo muaji.
- Ky konkurs ka për qëllim afirmimin e vlerave kulturore dhe fetare të vendit tonë, përmes fotografive me motive nga arkitektura islame e Kosovës. Ftojmë edhe njëherë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij konkursi!
Ju faleminderit!