22 vjet nga djegia e xhamisë së fshatit Bresalc në Gjilan


Sot, 22 vjet më parë, xhamia e fshatit Bresalc në Komunën e Gjilanit ishte djegur tërësisht nga ushtria paramilitare serbe, e cila po ushtronte terror ndaj popullatës shqiptare dhe objekteve fetare anë e mbanë? vendit.

Mëngjesi i 10 prillit të vitit 1999 në fshatin Bresalc zbardhi nën zjarrin dhe tymin e xhamisë, e cila ishte djegur tërësisht nga forcat serbe. Kjo xhami në vete përmbante historinë e fesë Islame dhe kombit shqiptar, duke pasur parasysh se ishte themeluar qysh në vitin 1735.

Pikërisht në këtë ditë, 22 vjet më parë, në ofensivën e ushtrisë serbe në këtë fshat u vranë 8 persona dhe u dogjën disa shtëpi.